Reciprociteti në dokumente nis me një gusht

Vendimi i qeverisë së Kosovës për reciprocitet në letërnjoftime me shtetin Serb, nuk i pëlqej Të dërguarit Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak. Mirëpo, qeveria e Kosovës i ka thënë televizionit se për këtë vendim paraprakisht e ka njoftuar vetë Lajcakun dhe shtetet e QUNIT-it. Kurse, shoqëria civile në Mitrovicën e Veriut, thonë se ky vendim ishte befasues

Ilustrim

Një vendim i marr të mërkuren nga qeveria e Kosovës, po konsiderohet ndër më të rëndësishmit kohëve të fundit.

Bëhet fjalë për vendimin për reciprocitet në dokumente, ku të gjithë qytetarët që posdeojnë dokumente të Serbisë, duhet të pajisen edhe me një dokument shtesë në pika kufitare.

Megjithatë, për zbatimin e këtij vendimi do të duhet kohë.

Nuk ka filluar zbatimi i vendimit të qeverise. Qyetatarët serb kalimin e kufirit për të hyrë në Republikën e Kosovës po e bëjnë si zakonisht.

Edhe pse në vendim nuk është cekur një datë për hyrje në fuqi të tij, Qeveria gjatë së enjtes e ka konfimuar se ngjashëm si zbatimi i tij do nis nga data një gusht ngjashëm sikurse ai për targat.

Se nuk patën asnjë ndryshim në pika kufitare e pohojnë edhe qytetarët serb që këtë mërkurë hynë në Kosovë.

“Ngjashëm sikur ditët e kaluara e kalova edhe sot kufirin vetëm me letërnjoftim. Policia kufitare nuk më kërkoi asgjë tjetër” ka deklaruar Zhivko Popovic, një qytetar që kaloi kufirin Kosovë-Serbi.

Zhivko Popovic, qytetar.

Ndërsa një qytetar tjetër Nijafil Popoviq, ka thënë “Nuk pati ndonjë problem dhe ndryshim. Policia më kërkoi vetëm letërnjoftimin dhe nuk u vonova shumë në kalimin e kufirit, vetëm një minut”.

Nijafil Popoviq, Qyetar.

“Nuk ka ndryshuar asgjë, kalimin e bëra vetëm me letërnjoftim”, tha Branislav Basharevic, një qytetar tjetër që kaloi kufirin Kosovë-Serbi.

Branislav Bashareviq, qytetar.

Kurse, Miodrag Milićević nga shoqëria civile në Mitrovicën e Veriut, thotë se ky vendim ishte i befasishëm për ta.

“Është një vendim i befasueshëm nga ana e qeverise së Kosovës i cili do të ndikojë negativisht në lëvizjen e qytetareve serb të cilët dëshirojnë të hyjnë në Kosovë dhe anasjelltas, mirëpo edhe do të ndikojë në krijimin e kolonave dhe pritjeve të gjata në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Milićević.

Miodrag Milićević nga shoqëria civile në Mitrovicën e Veriut.

Ky vendim i qeverisë ka nxitur reagime edhe në Bashkimin Evropian.

Ndërsa, zëdhenësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i ka thënë televizionit se paraprakisht janë njoftuar si Lajçak, gjithashtu, edhe shtetet e QUNIT-it.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika