Red Bull Symphonic vjen për herë të parë në Kosovë!
Më 2 korrik 2025, Prishtina do të jetë pjesë e një prej ngjarjeve më unike muzikore. Dy ikonat e hip-hopit kosovar, MC Kresha dhe Lyrical Son, do të performojnë për herë të parë së bashku me Orkestrën Simfonike të Red Bull Kosova, si pjesë e projektit global Red Bull Symphonic. Ky koncert i veçantë, që […]
Më 2 korrik 2025, Prishtina do të jetë pjesë e një prej ngjarjeve më unike muzikore. Dy ikonat e hip-hopit kosovar, MC Kresha dhe Lyrical Son, do të performojnë për herë të parë së bashku me Orkestrën Simfonike të Red Bull Kosova, si pjesë e projektit global Red Bull Symphonic.
Ky koncert i veçantë, që do të mbahet në AMC Hall, sjell një ndërthurje mes energjisë së muzikës urbane dhe madhështisë së muzikës klasike. Nën drejtimin e dirigjentit të njohur Dzijan Emin, publiku do të ketë mundësinë të përjetojë hitet më të njohura të dyshes në një format krejtësisht të ri. Një qasje që më parë është realizuar edhe nga emra botërorë si Metro Boomin, Rick Ross dhe shumë të tjerë në edicionet ndërkombëtare të Red Bull Symphonic.
Dyert hapen në ora 20:00, ndërsa biletat mund t’i siguroni këtu:
https://www.redbull.com/int-en/events/red-bull-symphonic-kosovo
Mos e humb këtë kombinim që s’e sheh çdo ditë!















