“Redsand Real Estate” ofron mundësi investimi në Dubai, interesim i lartë

Këtë të mërkurë, përmes një konference për media, u shpalosën rezultatet e dhjetëra eventeve të mbajtura nga qershori nga “RedSand Real Estate” ku u mblodhën ndërtues ndërkombëtarë nga Dubai dhe Emiratet e Bashkuara. Interesimi i kosovarëve për investime atje doli përtej pritshmërive.

Evente e prezantime me ndërtues ndërkombëtarë u mbajtën për tre muaj.

E, këtë të mërkurë, kompania e specializuar e patundshmërive, “RedSand Real Estate” në një konferecncë për media shpalosi rezultatet dhe interesimin që patën kosovarët për investime në Dubai.

Të pranishëm qenë edhe përfaqësuesit e kompanive “Damac”, “Major Developments”, “Binghatti” dhe “Arana”.

Drejtuesi i “RedSand Real Estate”, foli për atë se çka ofron kompania.

“Ideja qysh ka fillu fillimisht jam kanë vec një blerës në Dubai dhe kur i kam pa mundësitë e blerjes si janë që nuk ke nevojë me pagu 100% të pagesës menjëherë na e kemi pas këtë prosupozim që nëse blen diçka në Dubai duhet me i pas 2 milionë euro, 5 milionë euro”, ka theksuar Jeton Kosumi, Drejtues i “RedSand Real Estate”.

Ai bëri të ditur se interesimi për invesime në Dubai përmes “RedSand” ka qenë përtej pritshmërive.

“Përgjatë ‘Dubari Summer Series’ që kemi ba e kemi pa që qaj qëllim ose qajo ide që është kthy në qëllim është duke shku super mirë. Investitorët na kanë kthy qatë besim që e kemi pas në market na e kanë kthy në mënyrën e duhur mënyrën e drejtë sepse ka pasur investime masive përgjatë këtyre tre muajve”, ka deklaruar ai.

Që do të jenë sërish në Kosovë për të takuar investitorë, e tha përfaqësuesi i kompanisë Arada.

E përfaqësuesi i ndërtuesit “Damac” në konferencë bëri të ditur që përmes “RedSand”, fillimisht kilentëve u ofrohet siguri për investimet e tyre në Dubai.

Që bashkëpunimi me “RedSand” do të zgjasë e tha Ahmad Bashtawi.

“RedSand ka qenë përfeket në mikpritjen ndaj nesh, ne kemi parë se si i trajtojnë klientët e tyre si partner dhe ky tregon se bashkëpunimi mes nesh do të jetë afatgjatë”, ka theksuar  Ahmad Bashtawi, “Major Development”.

“RedSand Real Estate” organizoi për herë të parë një event të tillë.

“Për ne ka qenë një eksperiencë një diçka e re që ka ndodh për herë të parë në Kosovë dhe unë bashkë me ekipen jam shumë e lumtur që kemi mbrri me organizu këto evente kaq të veçanta”, ka deklaruar Blerina Mati, nga CMO / REDSAND & BIDEAS.

Përmbyllja e eventit do të bëhet të shtunën, ku investitorët do të kenë mundësi të bisedojnë dhe të njoftohen me mundësitë që ofron Dubai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika