Refuzimi i hyrjes në Kosovë për patriarkun serb, Stano: Kosova shkeli marrëveshjen për vizitat zyrtare

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, lidhur me refuzimin e hyrjes së patriarkut serb në Kosovë, ka thënë se Kosova e ka shkelur marrëveshjen e vitit 2014 për vizitat zyrtare

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme (BE), Peter Stano.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, gjatë ditës së sotme ka folur rreth çështjes se Qeveria e Kosovës ia refuzoi hyrjen në Kosovë patriarkut serb, Porfirije.

Përmes një deklarate për medie, zëdhënësi i BE-së ka thënë se vizita e patriarkut serb ishte e njoftuar dhe e njëjta, sipas tij, do të duhej të lejohej.

“Vizita e Patriarkut Porfirije ishte e njoftuar, ishte në përputhje me marrëveshjet përkatëse të dialogut, dhe do të duhej të lejohej të procedohej, do të duhej të lejohej të shkonte para”, ka thënë Stano.

Stano ka thënë se me këtë veprim, Qeveria e Kosovës e ka shkelur marrëveshjen e vitit 2014 për vizitat zyrtare, duke theksuar se BE-ja bën thirrje në vazhdimësi për zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura.

“Duke e refuzuar hyrjen e tij, Qeveria e Kosovës jo vetëm që e ka shkelur Marrëveshjen e vitit 2014 për vizitat zyrtare, por gjithashtu në mënyrë flagrante e ka injoruar rëndësinë e Kishës Ortodokse serbe që vazhdon ta ketë për një pjesë të qytetarëve të Kosovës… Bashkimi Evropian vazhdon të bëjë thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve që janë arritur”, ka thënë Stano.

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë janë shprehur të shqetësuara me vendimin e ministrisë së Punëve të Jashtme, që refuzoi kërkesën e patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirie, për të marrë pjesë në fillimin ceremonial të kuvendit vjetor të Sinodës së Patriarkanës së Pejës më 13 maj.

Lexo më shumë: QUINT-i dhe BE-ja kritikojnë qeverinë për ndalimin e vizitës së Porfirijes në Patriarkanën e Pejës

Vendet e QUINT-it kanë bërë thirrje që Kosova e Serbia të përmbahen nga veprimet që mund të dërgojnë në tensione e incidente.

Në reagimin e tyre thuhet se ky vendim është në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit, duke thënë se presin nga qeveria të “përmbushë standardet më të larta të të drejtave të njeriut, si në kornizën e saj ligjore, ashtu edhe në veprimet e saj”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” vizitohet nga shumë lexues në ditën e katërt të...

Në ditën e katërt të panairit të librit “Prishtina 2024” shtëpia botuese “Dukagjini “ ka pritur shumë dashamirës të librit. Mëngjesi kishte filluar me lexues...

Osmani: Nuk ka teknologji apo inovacion që e zëvendëson ndjesinë...

Presidentja Vjosa Osmani, bashkë me burrin e saj, Prindon Sadriun, dhe dy vajzat e tyre, kanë marrë pjesë në Panairin e librit "Prishtina 2024"...

“Komploti” i Ben Blushit, libër i veçantë që “Dukagjini” ofron...

Një libër që flet për vitin 2043, në Panairin e Librit të vitit 2024 në Prishtinë, po nënshkruhet nga autori për libradashësit, sidomos të...

Të fundit nga rubrika