“Refuzimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe – në kundërshtim me të ardhmen evropiane të Kosovës”

“Vendimi për refuzimin e mbajtjes së Zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, më tre prill, është në kundërshtim me angazhimet e Kosovës për të ardhmen e saj evropiane, dhe parimin e mbrojtjes së të drejtave demokratike të të gjithë qytetarëve të saj duke përfshirë edhe popullatën jo-shumicë”.

Kështu është deklaruar Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, e cila, ndër të tjera, ka shprehur keqardhje për mosgjetjen e konsensusit për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Ajo për Kosovapress ka shprehur keqardhje që nuk është gjetur një konsensus ndërmjet palëve, pas vendimit të Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga vendet e QUINT-it.

Flamuj të BE-së

Sipas saj, ndonëse rruga evropiane e Kosovës varet edhe nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, megjithatë, ajo ka thënë se, Kosova e ka një perspektivë të qartë evropiane dhe se Bashkimi Evropian do ta mbështesë atë në rrugën e saj drejt afrimit në union.

Vendimi i Kosovës për moslejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, nuk është mirëpritur nga shtetet e QUINT-it.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Franca, si shtete të QUINT-it, janë shprehur të zhgënjyera pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, të caktuara më tre prill.

“Përderisa ne e vlerësojmë qasjen e Serbisë për të gjetur zgjidhje, me zhgënjim të madh ne shohin vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar propozimin konstruktiv të prezantuar nga QUINT-i”, thuhej në deklaratën e përbashkët.

Flamuj të BE-së dhe SHBA-ve

Me këtë vendim, “Qeveria e Kosovës ka dështuar të demonstrojë përkushtimin për parimin e mbrojtjes së të drejtave civile dhe politike për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe anëtarët e grupeve të minoriteteve”.

Sipas QUINT-it, “kjo sjellje e Qeverisë së Kosovës nuk është në linjë me vlerat dhe parimet tona dhe do të minojë aspiratat e saj evropiane”.

Kryeministri Kurti, kishte thënë se, ai nuk dëshiron që t’ua pamundësojë serbëve të Kosovës të drejtën e votës, por se në të njejtën kohë nuk mund të veprojë kundër ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ai kishte thënë se për zgjedhjet serbe në Kosovë, duhet të ketë marrëveshje ndërmjet dy vendeve.

Këtë deklaratë Kurti e kishte bërë gjatë një takimi virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike të Kosovës, pak ditë para se në Serbi të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale më 3 prill.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika