Refuzohet ankesa e vetme për Kryeprokuror, KPK-ja i hap rrugë emrit final

Pas refuzimit të ankesës së Atdhe Demës, i cili është njëri nga kandidatët për kryeprokuror të shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës, pritet që në mbledhjen e ardhshme të votojë për emrin që do t’ia dorëzojë ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu për dekretim.

Poentimi me 89.3 pikë nga paneli vlerësues për kryeprokuror të shtetit, nuk i pëlqeu kandidatit për këtë pozitë, Atdhe Dema.

Ndonëse ishte renditur i dyti me radhë, ai u ankua për këtë vlerësim. Në ankesën e tij ai kishte pretenduar se nuk ishte vlerësuar siç duhet për çka edhe kishte kërkuar që të shqyrtohej edhe njëherë vlerësimi për të.

“Brenda afatit ligjor në Këshill ka paraqitur ankesën, për shkak të citoj “mos zbatimin e dispozitave të ligjit në aspektin procedural dhe material si dhe poentimi në kundërshtim me arsyetimin, ai në të njëjtën ankesë i propozon KPK-së, që të e aprovojë në tërësi dhe të e merr si të bazuar dhe të merr vendim dhe të njëjtin të e kthejë tek paneli vlerësues”, tha Zëvendëskryesuesi i KPK-së, Dardan Vuniqi.

Vuniqi tha se ankesa e Demës, nuk përmbante prova për çka i propozoi anëtarëve që të mos e aprovojnë të njëjtën.

“Ankuesi nuk ka identifikuar ndonjë kriter konkret të vlerësimit që është zbatuar në kundershtim me aktet përkatëse dhe as nuk ka prova se komisioni ka bërë gabim material në vlerësim pretedimet e tij mbeten në nivel të pakënaqësisë”, tha ai.

E kolegu i Demës, Milot Krasniqi i cili në fund votoi për miratimin e ankesës, tha se nuk kishin pranuar vlerësimin nga ana e panelit.

“Do të ishte më e lehtë edhe për neve si anëtarë të Këshillit nëse do na sigurohej me kohë, edhe kopja e vlerësimit të panelit.”

Pas refuzimit të ankesës së vetme që kishin pranuar, tashmë Këshilli Prokurorial pritet që të mblidhet për të votuar për emrin e njërit prej 5 kandidatëve që u intervistuan, e që emri i tij do dërgohet për dekretim tek presidentja.

Për pozitën e kryeprokurorit të shtetit në garë janë Zejnullah Gashi, Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi e Shqipdon Fazliu.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika