Refuzohet kërkesa për sigurimin e padisë kundër ZRrE-së – Avokati Bajraktari paralajmëron ankesë në Apel
Avokati, Ardian Bajraktari ka bërë të ditur se ka pranuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin është refuzuar kërkesa për sigurimin e padisë të ngritur ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), në lidhje me vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Sipas Bajraktarit, ekipi ligjor tashmë ka përgatitur ankesën për […]
Avokati, Ardian Bajraktari ka bërë të ditur se ka pranuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin është refuzuar kërkesa për sigurimin e padisë të ngritur ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), në lidhje me vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Sipas Bajraktarit, ekipi ligjor tashmë ka përgatitur ankesën për në Gjykatën e Apelit, duke theksuar se beteja ligjore kundër ZRrE-së vazhdon dhe se vendimi i kontestuar për rritjen e tarifave të energjisë është në kundërshtim me interesin publik dhe parimet ligjore.
“Kam pranuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin refuzohet kërkesa për sigurimin e Padisë tonë ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE). Tashmë, gati është Ankesa për Gjykatën e Apelit ndaj këtij Aktvendimi. Beteja ligjore kundër vendimit të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë vazhdon!”, ka shkruar Bajraktari.















