Refuzohet propozimi i Golës nga SBAShK-u, greva vazhdon

Propozimi i kryetarit të Komisionit Parlamentar për Arsim, Ardian Gola është refuzuar nga anëtarësia e SBAShK-ut dhe si pasojë e saj greva në arsim vazhdon

Foto ilustrim

Për grevën në arsim deri më tani janë mbajtur takime të shumta, një ndër to është mbajtur këtë të premte.

Ky takim është mbajtur mes anëtarësisë së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të Kosovës (SBAShK) dhe kryetarit të Komisionit Parlamentar për Arsim, Ardian Gola.

Propozimi i Golës që greva të ndërpritet nuk është pranuar nga anëtarësia e SBAShK-ut. Në këtë propozim përfshihej dhe diskutimi për mosvënien e notave, si formë presioni sindikal ndaj qeverisë

Sekretari i SBAShK-ut, Ymer Ymeri ka thënë se 663 shoqata kanë qenë kundër këtij propozimi, 39 e kanë pranuar, ndërsa 35 të tjera nuk janë deklaruar.

“Ka qenë një takim me kryetarët e sindikatave komunale bashkë me kryetarin e Komisionit për Arsim, Ardian Golën dhe disa nga anëtarët e Komisionit. Është diskutuar për propozimin e deputetit Gola dhe rezultati ka dëshmuar që një numër i madh prej 663 shoqatash e kanë refuzuar, 39 shoqata e kanë pranuar, ndërsa nuk janë deklaruar edhe 35 shoqata dhe një komunë nuk e kemi pasur rezultatin sepse kryetari ka pasur pengesa me internet dhe nuk ka mundur të kyçet”, deklaroi Ymeri për Dukagjinin.

Sekretari i SBAShK-ut ka shtuar se arsyetimi i shoqatave për refuzimin e propozimit të Golës është se kur të përfundon greva nuk është etike që nxënësit të mos notohen.

Ymeri ka rrëfyer se në takimin virtual i kanë lutur deputetët që të vazhdojnë angazhimin për gjetjen e një zgjidhje për fillimin e procesit mësimor.

SBAShK-u adreson kërkesat drejt Qeverisë, Gola propozon forma të reja të grevës

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika