Regjisori nga Kosova, Lum Çitaku ftohet për t’u bërë pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit

Regjisori, antropologu dhe drejtuesi i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Lum Çitaku, është ftuar të bëhet pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit

Regjisori, antropologu, dhe drejtuesi i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Lum Çitaku

Regjisori, antropologu dhe drejtuesi i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Lum Çitaku, është ftuar të bëhet pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit.

Regjisori Lumi Çitaku ka afër dy dekada karierë të pasur në filmbërje, arte vizuele, dhe mbi 10 vjet përvojë në menaxhim të kulturës. Ai ka punuar si regjisor e krijues, drejtues programesh kulturore e kinematografike, producent, ligjërues dhe hulumtues i filmit e mediave të reja në kontekste të ndryshme kulturore e teknologjike.

“Jam i gëzuar dhe nderuar t’i bashkohem Akademisë Evropiane të Filmit, me të cilën, po bashkëpunojmë ngushtë në projekte të përbashkëta që kontribojnë në zhvillimin artit e kulturës së filmit, mbrojtjen dhe festimin e trashëgimisë kinematografike, si dhe edukimin e audiencave në vend dhe Evropë”, ka thënë Çitaku.

“Lumi ka përfunduar studimet e nivelit Master në Antropologji Vizuele dhe të Mediave (Departamenti i Shkencave Politike dhe Sociale – Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Sociale në Universitetin Freie në Berlin). Paraprakisht ka përfunduar studimet Bachelor në Arte dhe Shkenca të Aplikuara nga Instituti i Teknologjisë i Roçesterit. Si bursist programit YCS të EU-së – që ka për qëllim ndërtimin e një shërbimi civil profesional dhe apolitik në Kosovë, Lumi i është bashkuar Qendrës Kinematografike të Kosovës në janar 2019, për të vazhduar kontributin në fushën e filmit edhe nga përbrenda institucioneve, dhe nga korriku 2021 e udhëheq institucionin qëndror të filmit”, njofton Qendra Kinematografike e Kosovës.

Akademia Evropiane e Filmit është themeluar në vitin 1989, me themeluesin e parë, Ingmar Bergman, bashkë me anëtarët e tjerë themelues si Pedro Almodovar, Lindsay Anderson, Bernardo Bertolucci, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders e të tjerë.

Kjo akademi është themeluar për t’i avancuar interesat e industrisë së përbashkët evropiane të filmit dhe edukuar e kultivuar audiencat e të gjitha moshave për kinemanë evropiane.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika