Regjistrimi i popullsisë, Kurti: Ky proces është vlerësuar me nota të larta nga ekipet ndërkombëtare

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se procesi i regjistrimit të popullsisë është vlerësuar me nota të larta nga ekipet monitoruese të organizatave ndërkombëtare partnere, derisa është shprehur se vlerësimet fillestare tregojnë që përqindja e pjesëmarrjes së popullsisë është ndër më të lartat edhe në nivel ndërkombëtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për 50 ditë me rradhë, rreth dy mijë e 600 regjistrues në 38 komuna të vendit, kanë mbledhur të dhëna të rëndësishme për politikat dhe strategjitë për dhjetë vitet e ardhshme.

“Nga aspekti profesional e teknik, procesi i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave është vlerësuar me nota të larta nga ekipet monitoruese të organizatave ndërkombëtare partnere, UNFPA dhe UNECE”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se ndërkohë vlerësimet fillestare, sipas tij, tregojnë që përqindja e pjesëmarrjes së popullsisë dhe gjithëpërfshirja, është ndër më të lartat edhe në nivel ndërkombëtar.

Kreu i ekzekutivit kosovar është shprehur se shteti ynë ka kaluar “një test të rëndësishëm”.

“Shteti i Kosovës dhe qytetari i Republikës e kanë kaluar një test të rëndësishëm në organizimin dhe pjesëmarrjen në një ndër ndërmarrjet më të mëdha institucionale, që u përmbyll sot”, ka thënë tutje kryeministri.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika