Regjistrimi i popullsisë në Serbi, shqiptarët e Luginës drejt 100 mijëshit

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbyllje të procesit të regjistrimit të popullsisë në Serbi, shqiptarët e Luginës po trokasin shtëpi për shtëpi që të mos mbetet asnjë qyetetar pa u regjistruar. Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë numri i të regjistruarve e ka kaluar shifrën e 120 mijë banorëve, shifër që rritur shpresat se në këtë numër, mbi 100 mijë janë shqiptarë

Foto ilustrim

Rrugë më rrugë, e shtëpi për shtëpi, troket nëpër çdo derë. Që nga data një tetori Afrim Abdullahu, ka nisur një detyrë, që për shkaqe të ndryshme, është bërë mjaft delikate. Familja e cila po i bënë atij konak, familja Shahini, është ndër të fundit nga Presheva që po merr pjesë në regjistrimin e popullsisë në Serbi.

Kryefamiljari Selami Shahini është entuziast se bashkë me 10 anatarët e familjes po e kryejnë një akt patriotik, por shqetësim për kryefamiljarin, mbetet largimi i të rinjëve.

“Të rinjtë po largohen me të madhë. Kjo për disa arsye, ndër to vendet e punës. Ata nuk po kanë ku të punojnë, nuk kanë jetë të sigurt, nuk kanë asgjë të sigurt në këtë shtet”, deklaron Shahini për RTV Dukagjinin.

Selami Shahini

Mund të jenë larguar për në Europë, por vullneti për regjistrim është më i madhë se kurrë.

“”Në fshat janë prezent por edhe nga diaspora ka shumë të atillë që kanë ardh enkas për regjistrim. E ata që nuk kanë mundë me ardhë i kanë dërguar të dhënat tek familjarët e tyre. Një pjesë dërmuese më kanë gjetur përmes kontaktit mua personalisht”, thotë regjistruesi Afrim Abdullahu.

Afrim Abdullahu, Regjistrues

Me rreth pesë mijë banorë sa janë regjistruar në fshatin Miratoc, Presheva numëron mbi 50 mijë banorë.

“Deri më tash nuk e kemi pasur as më të voglin problem apo incident, ndërsa numri total i të regjistruarve është 57 mijë e 500 deri sot, pra të enjten në orën 12:00 në mesditë”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin Hevzi Ramadani, kryetar i Komisionit për regjistrim në Preshevë.

Hevzi Ramadani, kryetar i Komisionit për regjistrim në Preshevë

Nëpër shtëpi e kafene pyetja që shtrohet e diskutohet është se a e kalojnë 100 mijëshin shqiptarët. Regjistrimi i popullsisë në Serbi është pritur me entuziazëm nga shqiptarët. Me secilin që patëm rastin të flasim në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë thanë se shpresojnë që numri i shqiptarëve do të përkthehet në të drejta për ta. Të drejta që Serbia i’ua mohon vazhdimisht”

Aty ku Serbia është angazhuar më shumë në drejtim të pasivizimit të adresave, efekti është vërejtur edhe në regjistrimin e popullsisë.

Në Medvegjë deri tani janë regjistruar afër tetë mijë banorë. Aty mund të jenë më pak shqiptarë por jo edhe në Bujanoc. RTV Dukagjini mëson se mbi 60 për qind e të regjistruarve janë shqiptarë. Ndërkaq sipas instruktorëve qe po marrin pjesa në regjistrim Bujanoci ka kaluar shifrën 50 mijë.

“Në Tërnoc të Madh deri më tani janë regjistruar 10 mijë e 299 persona, pa asnjë problem. Në disa rrethe janë regjistruar rreth 70 për qind e popullsisë. Në gjithë Bujanocin janë regjistruar 52 mijë e 342 persona”, ka thënë në një përgjigje me shkrim Arbnor Sadriu, Instruktor në Tërnoc (Bujanoc).

Duke pasur parasysh përbërjen demografike sidomos në Preshevë, numri i shqiptarëve në Serbi i afrohet shifrës 100 mijë. Përgjigje, dilemat do të marrim pas një nëntorit, datë kur përfundon regjistrimi i popullsisë dhe publikimit zyrtar të rezultateve.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika