Regjistrimi i popullsisë shtyhet për në prill

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që sërish të shtyjë regjistrimin e popullsisë. Fillimisht ishte paraparë të niste në shtator dhe pastaj u shty për në nëntor, tani ky proces është planifikuar të fillojë më 5 prill dhe të përfundojë më 17 maj të vitit 2024

Sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë - Fotografi nga arkiv (REL)

Sërish është shtyrë regjistrimi i popullsisë. Fillimisht ishte paraparë të bëhej në shtator, pastaj u shty për në nëntor.

Kështu Qeveria gjatë ditës së mërkurë ka vendosur që procesin e regjistrimit të popullsisë ta shtyjë për në prill të vitit të ardhshëm.

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se ky proces është caktuar të nisë më 5 prill deri më 17 maj të vitit 2024.

“Propozoj para jush që regjistrimi i popullsisë të shtyhet në periudhën prej 5 prillit deri më 17 maj të vitit 2024 për të zbatuar parimet e EUROSTAT dhe për t’i dhënë rast menaxhmentit të ri të tregojë efikasitet në kryerjen e përgjegjësive”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika