Rektori Arben Hajrullahu nis punën me premtimin për transparencë

Rektori Arben Hajrullahu ka nisur punën në krye të Universitetit të Prishtinës duke u zotuar për llogaridhënie dhe transparencë.

Pranim-dorëzimi i detyrës është bërë nga Qerim Qerimi që drejtoi UP-në nga viti 2022 deri ditën e sotme, 1 tetor 2024. Të pranishëm në pranim-dorëzimin e detyrës ishin edhe prorektorët e rinj të zgjedhur nga profesor Hajrullahu.

Rektori Hajrullahu ka mandat të drejtojë Universitetin e Prishtinës deri më 15 shtator 2028.

Prof. dr. Arben Hajrullahu, mësimdhënës në Fakultetin Filozofik, u zgjodh rektor në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës të mbajtur më 7 gusht 2024.

“Me ekipin e prorektorëve: Albana Berisha-Qehaja, Avni Hajdari, Naim Jerliu e Rozafa Basha, ai synon ta sjellë në Universitetin e Prishtinës saktësinë, punën dhe përvojën e fituar nëpër institucionet akademike gjermane e anglofone,” thuhet në njoftimin e UP-së.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika