Remi: KFOR-i bashkë me Policinë e Kosovës, dhe EULEX-in të inspektojë manastiret serbe në Kosovë

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, është shprehur se Kosova duhet të kërkoj nga NATO që KFOR-i bashkë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in të udhëheqë në inspektimin dhe të bëjë demilitarizimin “e murgjeve (manastireve) serbe në Kosovë”

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, ka thënë se Kosova duhet të kërkoj nga NATO që KFOR-i bashkë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in të udhëheqë në inspektimin dhe të bëjë demilitarizimin “e murgjeve (manastireve) serbe në Kosovë”.

“Historikisht, Serbia ka përdorur manastiret për qëllime nacionaliste dhe, siç dëshmon sulmi i fundit terrorist, edhe për shërbime të këqija grupeve terroriste. Armët e gjetura në Manastirin e Banjskës tregojnë se ky vend është shfrytëzuar nga grupet terroriste, të cilat janë mbështetur nga Serbia”, ka shkruar Remi.

Sipas ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, KFOR-i duhet të veprojë menjëherë për të inspektuar të gjitha manastiret dhe për “të çlirojë” këto vendet nga prania e armëve dhe bandave terroriste.

Remi ka shtuar se ky veprim do të rriste besimin dhe sigurinë e qytetarëve në Kosovë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika