“Remitancat na mbajnë gjallë”

Remitancat janë një ndër ndihmat më të mëdha për qytetarët e Kosovës, duke paraqitur një fluks të madh parash në ekonominë e vendit. Një e treta e të hyrave familjare në Kosovë janë nga remitancat. Kjo e fundit ka krijuar një zonë rehatie te një pjesë e kosovarëve

“Muaj për muaj na dërgonte para. Na dilnin tërë muajin, me 100 marka e merrnim miellin për 3-4 muaj. Gjithë na kanë dërguar para”.

Kështu i nisi përgjigjet e saj 68-vjeçarja për portalin Dukagjini.

Një pjesë e madhe e kosovarëve përgjatë kohës së luftës siguronin mbijetesën nga remitancat, dhe jo vetëm përgjatë kësaj periudhe.

Me të filluar lufta në Kosovë, në mars të vitit 1998, sigurimi i të ardhurave në vend për të mbajtur familjet u bë një problem paralel në vete.

Me filimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, kosovarët u detyruan të shpërnguleshin jashtë shtetit dhe siç kujton 68 vjeçarja, në fshatin e saj pati shumë të rinj që shkuan jashtë vendit.

“Nuk ka pasur shtëpi që nuk e ka pasur dikënd jashtë”, thotë ajo, gjersa kujton që dy nga fëmijët e saj dolën në moshën 18-vjeçare.

Me një dërgesë të rregullt për çdo muaj dhe me një pagë mujore të bashkëshortit, familja e saj gëzoi një ekonomi stabile përgjatë kohës së luftës. Një dërgesë e tillë vazhdoi për vite të tëra, me shumën deri në 1 mijë marka të atëhershme.

E pyetur se çka ishte diçka që familja e saj kishte blerë të cilin e kujtonin, ajo thotë se “E patëm blerë veturën, 101-shin dhe na i pat dërguar 3 mijë marka njëherë, e me to e ndreqëm traktorin”.

Megjithëse të ardhurat e familjes u përmirësuan përgjatë viteve, ajo tregon që një ndihmë e tillë vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Një e treta e të hyrave famijare në Kosovë janë nga remitancat

Dërgesat financiare të kosovarëve anë e mbanë botës janë një ndër burimet kryesore të të ardhurave të familjeve në Kosovë.

“Të hyrat nga diaspora janë një burim i rëndësishëm i financimit, para se gjithash i konsumit, por edhe i investimeve. Sipas vlerësimeve, dërgesat nga diaspora, në mesatare, përfaqësojnë afërsisht një të tetën e të hyrave të familjeve kosovare”, thotë Alban Hashani, drejtori ekzektuiv i institutit “Rinvest”.

Sipas studimeve të Bankës Botërore të vitit 2007, rreth 400 mijë kosovarë jetonin jashtë vendit dhe si rrjedhojë, nënkuptohet që remitancat e sjella nënkuptonin një zhvillim në ekonomi dhe njëherësh edhe rritjen e bizneseve.

Në korrikun e vitit 2020, përgjatë një konference për media, ministrja e atëhershme e financave, Hykmete Bajrami kishte thënë se në gjashtë muajit e parë të vitit 2020, vlera e remitencave kishte arritur në 433 milionë apo 28 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak

Mirëpo, bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), vetëm në muajin maj të vitit 2020, vlera e parave të mërgimtarëve me prejardhje nga Kosova kishte arritur në 107 milionë euro, ndërsa në muajin maj të vitit 2019, kjo vlerë ishte 78,4 milionë euro.

Një rritje e tillë dëshmon dukshëm gatishmërinë e mërgimtarëve përgjatë pandemisë COVID-19.

“Edhe përkundër pandemisë, dërgesat nga diaspora kanë vijuar të rriten dhe si të tilla ato kanë ndihmuar familjet kosovare që të përballojnë më lehtë situatën e pandemisë. Të njëjtat vijojnë të lehtësojnë edhe përballimin me rritjen e vazhdueshme të çmimeve”, thotë Hashani.

Pas një kërkese të atëhershme të kryeministrit të tanishëm të Kosovës, Albin Kurtit, për një mbështetje financiare përgjatë pandemisë, diaspora kishte dhuruar mbi 716 mijë euro.

Përgjatë pyetjeve parashtuar qytetarëve, shprehja “Remitancat na mbajnë gjallë” dëgjohet shpesh.

Megjithëse pas një shprehje të tillë nuk preferonin që emri i tyre dhe as incinialet t’i publikoheshin.

Një burrë kosovar thotë që paratë që i vijnë nga i biri i janë bërë një pension i rregullt. “Krejt fajet papunësia i ka. Nuk kanë faj rinia që po ikin besa atje, mundi nuk iu shkon poshtë”, thotë ai gjersa afrohet të marrë paratë e dërguara nga i biri, migrant në Itali që nga mosha 17 vjeçare.

Rehatia e krijuar nga remitancat

Ndër të tjera, një zonë rehatie e krijuar nga ndihmat e mërgimtarëve kanë bërë që shumë kosovarë që jetojnë në Kosovë të mos “mundohen” të jenë përgjegjësit e vetes.

Aheron Bobaj, konsulent, thotë që personave të tillë të cilat janë mësuar me të pranuarit ndihma, e kanë problem t’i rikthehen ritmit të jetës.

Ndërkaq, sipas Hashanit, norma e rritjes nga viti 2020 është edhe më e madhe sesa e viteve paraprake. Kjo ndërlidhet edhe me rritjen e normës së emigrimit.

“Pra, përderisa kemi më shumë njerëz që shkojnë në diasporë, pritjet janë që dërgesat do të rriten. Posaçërisht për faktin se emigrantët e rinj kanë lidhje më të mëdha me vendin e origjinës”, thotë ai.

Sipas Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, në vitin 2020, në muajin maj, vlera e remetincave arriti në 104 milionë euro dhe në muajin tetor të vitit 2020, me 99.4 milionë euro.

Në vitin 2019, vlera kishte arritur në 900 milionë euro.

Ndërkaq, në vitin 2021, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, diaspora ka dërguar 1.44 miliardë euro.

Nga Gjermania kishin ardhur 39.2% e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 19.7% dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7.9%.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika