Renault Megane E-Tech, vetura më e popullarizuar në Francë

Marka franceze, Renault ka arritur të shesë rreth 100 mijë vetura brenda vitit. E njëjta planifikon të funksionalizoj një njësi prej 11 veturash deri në vitin 2026

Megane E-Tech nga Renault ka rezultuar sikurse makina elektrike më e shitur në Francë, përgjatë muajit të kaluar duke shënuar një sukses të madh të Renault, plot 25 mijë njësi të shitura.

Por a do të thotë kjo se a munden ata ta kalojnë Modelin 3 të Tesla përgjatë këtij viti?

Teksa Modeli 3 i Tesla e ka mbajtur vendin e parë në Francë për vitin 2021, kompania deri në fund të prillit të këtij viti ka shitur rreth 6,660 vetura. Ndërkaq, shitësit tjerë kryesorë të veturave elektrike janë Fiat me modelin Fiat 500 dhe Peugeot me modelin e saj e-208.

Përgjatë një interviste me Le Journal de Dimanche, Electrek ka raportuar se sipas drejtorit të Renault, suksesi i Megane E-Tech po e shpien kompaninë në “drejtimin e duhur”., gjersa ka theksuar se kompania po ndryshon metodat e saj në përballje me realitetin ekonomik njëherësh, po e njëjta është duke synuar që të ofrojë vetura të reja, por me çmime më të larta.

Në vitin 2020, Renault ishte përballur me një humbje historike prej 8 miliardë eurosh. E njëjta, është përpjekur të rikëmbehet në tregun e vështirë evropian e sidomos tani që inflacioni është ngritur.

“Në Evropë do të bëhet demokratizimi i veturave elektrike dhe do të përfshijë produkte në çmime të përballueshme. Ne kemi punuar mbi veturat elektrike për 12 vite tani dhe po krijojmë kushtet që marka Renault deri në vitin 2030 të jetë 100 për qind elektrike. Për momentin 40 për qindëshi i kostos totale të makinës qëndron tek bateria. Nga ai 40 për qindësh, 80 për qindëshi i kostos shkon tek lënda e parë. Dhe ne nuk e kontrollojmë 90 për qindëshin e lëndës së parë. Pikërisht kjo e bënë ekuacionin të vështirë. Suksesi i tanishëm i veturës elektrike Megane E-Tech me 25,000 njësi të shitura në tre muaj, tregon se ne jemi në drejtimin e duhur. Puna ime është që ta drejtojë Renault-in drejt së ardhmes, dhe e ardhmja e Evropës është elektrike” deklaroi de Meo, drejtori i Renault.

Renault e shikon vitin 2030 si vit ku ata do të jenë markë tërësisht elektrike. Përgjatë këtij viti, kompania në fjalë planifikon të lansojë 11 modele të veturave elektrike nga tani e deri në vitin 2026, modele të cilat do të përfshijnë edhe modelin “Alpine”.

Deri në vitin 2025, Renault synon që të funksionalizoj një linjë prej shtatë modeleve të veturave tërësisht elektrike.

Modeli i popullarizuar i markës franceze, Zoe  arriti të shiste 9,000 vetura deri këtë vit. Ndërkaq, versioni tërësisht elektrik i Twingo shiti 8,600 njësi.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika