Po shihni shumë avancime në industrinë e automobilave por atë më të nevojshmen, më interesanten dhe më të rëndësishmen nuk e keni dëgjuar deri më tash.
Po flasim për një koncept të krijuar nga Gilles Vidal për veturën e llojit Renault Scenic Vision.
Është fjala për ekodizajn të avancuar, ku 70% e kësaj makine është bërë nga materiale të ricikluara, nga pjesë alumini, plastika në ulëse dysheme, rripat e sigurimit, deri te druri dhe pëlhura brenda. Të gjitha të bëra nga materiale të ricikluara që më vonë mund të ripërdoren.
Renault prezanton konceptin më të ri me teknologji të lartë me motor me tre cilindra 1.6 litra turbocharged, që përdor hidrogjenin si lëndë djegëse. Tashmë është veç në testim, dhe po shfaqet në eventin më të madh në planet ChangeNOW në Paris nga 19-21 maj 2022.
Po ashtu, Renault vjen me linja perfekte, me pamje të jashtme të butë dhe të strukturuar e cila zbulon drejtimin e ri në dizajn.
Me një fjalë, Renault me këtë avancim tregon raportin e tij miqësor që ka ndaj mjedisit të jashtëm.
Veturën Renault e gjeni në familjen e madhe Automita!