Rëndësia e ndryshimeve klimatike në proceset jetësore

Hapësirat e gjelbëra si laboratore për studiuesit që shpresojnë për njohuri të vlefshme për përshtatjen e parqeve urbane ndaj sfidave të ndryshimeve klimatike

Rëndësia e ndryshimeve klimatike në proceset jetësore
Rëndësia e ndryshimeve klimatike në proceset jetësore

Parqet janë për shumë gjëra. Ato mund të përdoren për pistë vrapimi, vend pikniku, strehë e kafshëve të egra, skenë teatri, vendi i festës së ditëlindjes apo edhe vend i dasmave.

Tani, hapësirat e gjelbëra do të funksionojë gjithashtu si një laborator, duke ofruar atë që studiuesit shpresojnë të jenë njohuri të vlefshme për përshtatjen e parqeve urbane ndaj sfidave të ndryshimeve klimatike.

Hapësirat e gjelbëra
Hapësirat e gjelbëra

Hapsirat e tilla luajnë një rol jetësor në lumturinë dhe mirëqenien, tregojnë hulumtimet.

Karen Seto, profesoreshë e gjeografisë dhe shkencës së urbanizimit në Shkollën e Mjedisit në Yale në Kolorado të Amerikës ka thënë se do të përdorin të dhëna nga satelitët dhe në terren për të studiuar modelet sezonale dhe se si jeta bimore dhe shtazore reagon ndaj ndryshimit të motit.

“Ne gjithashtu duam të kuptojmë se si parku është pjesë e zgjidhjes. Sa karbon sekuestron parku? Sa lehtësim ftohës ofron parku si për njerëzit që vijnë në park, por edhe për banorët përreth parkut?”

Laboratori është hapur me dy organizata jofitimprurëse me bazë në Nju Jork, Central Park Conservancy dhe Natural Areas Conservancy, në fillim të këtij viti.

“Qytetet do të duhet të jenë pjesë e zgjidhjes së ndryshimeve klimatike. Ne shpresojmë të informojmë politikën në lidhje me mënyrën më të mirë për të menaxhuar asetet këtu. Në mënyrë që hapësira e gjelbër të vazhdojë të ofrojë lehtësim ftohjeje, ajrin e pastër, etj.”, ka thënë Seto.

Gjatë dekadës së fundit, parqet kanë qenë subjekt i shumë ngjarjeve ekstreme të motit, duke përfshirë shiun e dendur, stuhitë, erërat e forta dhe nxehtësinë dhe të ftohtin ekstrem.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika