Rënia e sezonit në Kollashin
Mungesa e borës gjatë këtij viti ka bërë që të ketë vizitë jo të madhe në qendrën e skijimit në Kollashin. “Në planin financiar për vitin 2024, përmes pjesës së të hyrave të buxhetit, është planifikuar që të hyrat nga shitja e shërbimeve gjatë sezonit dimëror të jenë 880 mijë euro, ndërsa të hyrat prej […]
Mungesa e borës gjatë këtij viti ka bërë që të ketë vizitë jo të madhe në qendrën e skijimit në Kollashin.
“Në planin financiar për vitin 2024, përmes pjesës së të hyrave të buxhetit, është planifikuar që të hyrat nga shitja e shërbimeve gjatë sezonit dimëror të jenë 880 mijë euro, ndërsa të hyrat prej 45 249 euro janë realizuar gjatë muajve janar dhe shkurt. Të ardhurat e planifikuara nga mikpritja ishin 450 mijë, ndërsa të ardhurat e realizuara deri më tani janë 51 528 euro. Nuk ka të hyra nga tarifat e parkimit, ndërsa të ardhurat nga marrja me qira e inventarit dhe pajisjeve të biznesit (marrje me qira të pajisjeve të skijimit dhe sajë) janë minimale”, thuhet në letrën e nënshkruar nga drejtori ekzekutiv i ski Resortit Gjuro Millosheviq, raporton Vijesti.
Ai ka njoftuar Kuvendin se gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar dhe janarit të këtij viti, temperatura ka qenë e përshtatshme për të bërë borë artificiale, pra më e ulët se -3 gradë për më shumë se 40 ditë.
Sipas drejtorit ekzekutiv të vendpushimit të skive, “mund të konstatohet se me sistemin për borë artificiale, qendra e skive “Kolašin 1600” mund të kishte një sezon dimëror të skijimit shumë të suksesshëm.”
Ndërkaq, sipas drejtorit pasojat e këtij lloj sezoni ndihen gjerësisht, ndërsa pasojat më të mëdha do të ndjehen sidomos në fillim të sezonit të ardhshëm dimëror, i cili do të jetë shumë i vështirë për t’u përgatitur dhe tërhequr mysafirë pas reklamave kaq të këqija.
“Vetëm duke ndërtuar një sistem për borën artificiale, duke respektuar dokumentacionin e vlefshëm të planifikimit në të gjitha aspektet, mund të jemi konkurrues me vendpushimet e skive në rajon dhe të kemi një sezon të garantuar të skive”, tha Millosheviq.















