Rënie e rasteve pozitive me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 205 testime në total, kanë rezultuar 2 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Nga COVID-19 janë shëruar 42 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje. Raste aktive mbeten 128 persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit janë vaksinuar 29 persona. Që nga fillimi i vaksinimit, […]
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 205 testime në total, kanë rezultuar 2 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Nga COVID-19 janë shëruar 42 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje.
Raste aktive mbeten 128 persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit janë vaksinuar 29 persona.
Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë, janë administruar 1 milion e 835 mijë e 946 doza të vaksinës.

Shtojmë se me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 256 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 630 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 111 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 775 të tjerë.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.















