Rënie e rasteve, vetëm dy qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëhet e ditur se nga 612 testime, dy qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës,(IKShPK) ka njoftuar se nga 612 testime, dy qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Të hënën, janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 645.

Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 363.

Në 24 orët e fundit, janë dhënë 32 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 827 mijë e 56 doza të vaksinës.

Deri më sot, 822 mijë e 330 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, deri më sot, janë dhënë, gjithsej, 101 mijë e 996.

May be an image of text

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika