Reperi Fetty Wap përballet me pesë vjet burg pasi pranoi akuzën për drogë

Reperit të këngës ‘Trap Queen’ iu revokua lirimi me kusht këtë muaj për shkeljen e kushteve të tij para gjyqit. Ai dyshohet se kërcënoi të vriste një burrë gjatë një telefonate në FaceTime në vitin 2021

Reperi amerikan, Fetty Wap

Reperi amerikan, Fetty Wap është deklaruar fajtor për një akuzë konspirative për drogë që mbart dënim të detyrueshëm me pesë vjet burg.

Reperi i hitit ‘Trap Queen’, emri i vërtetë i të cilit është Willie Junior Maxwell II, është pas hekurave për thyerjen e kushteve të lirimit me kusht.

Ai u deklarua në Central Islip të Long Island përpara gjykatësit të magjistraturës amerikane Steven Locke, i cili kishte revokuar lirimin me kusht dy javë më parë për shkak se e kishte kërcënuar se do të vriste një burrë gjatë një telefonate në FaceTime në vitin 2021.

Maxwell u arrestua fillimisht në tetor të vitit 2021 me akuzat që pretendonin se ai ishte pjesë e një komploti për të kontrabanduar sasi të mëdha heroine, fentanyl dhe droga të tjera në zonën e New York-ut.

Fetty Wap

Arrestimi erdhi dy muaj pasi ai konfirmoi se vajza e tij katër vjeçare Lauren kishte vdekur.

Të hënën, ai u deklarua fajtor për komplot për shpërndarjen dhe posedimin e substancave të kontrolluara, e cila ishte akuza kryesore kundër tij.

Ky krimi mbart një dënim minimal prej pesë vjetësh dhe udhëzimet federale të dënimit me shumë gjasë do të rekomandojnë më shumë vite burg.

Maxwell dhe pesë të pandehur të tjerë u akuzuan për komplot për të poseduar dhe shpërndarë më shumë se 100 kg heroinë, fentanyl dhe kokainë crack mes qershorit të vitit 2019 dhe qershorit të vitit 2020.

Skema dyshohet se përfshinte përdorimin e Shërbimit Postar të SHBA-së dhe makinave me ndarje të fshehura për të lëvizur drogën nga Bregu Perëndimor në Long Island, ku ruheshin për t’u shpërndarë tek tregtarët në Long Island dhe në New Jersey, thanë prokurorët.

Kënga debutuese e reperit, ‘Trap Queen’, e bëri atë të famshëm, duke u renditur në vendin e dytë në tabelën amerikane të Billboard Hot 100 në maj të vitit 2015.

Ai ishte planifikuar të performonte në Austin, Teksas, më 27 gusht, sipas faqes së tij të internetit, raporton Sky News.

Në vitin 2019, ai u arrestua në Las Vegas për sulmin e dyshuar ndaj tre punonjësve në një kazino hoteli, ai u arrestua gjithashtu në nëntor të vitit 2017 dhe u akuzua për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur pasi policia tha se ai po garonte në një autostradë të qytetit të New York-ut.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika