Reshjet dhe erërat e fuqishme, KEDS njofton se ka prishje në rrjet

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar se në disa pjesë ka prishje të rrjetit të energjisë elektrike si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe erërave të fuqishme

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS)

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), të dielën e 21 gushtit ka njoftuar se në disa pjesë ka prishje të rrjetit të energjisë elektrike.

Kjo si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe erërave të fuqishme.

Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet janë në terren dhe po identifikojnë prishjet në rrjet.

“Ekipet e KEDS-it janë në terren në numër të shtuar për të vepruar sa më shpejt në identifikimin e prishjeve dhe rregullimin e tyre. Numri i ekipeve do të vazhdojë të rritet dhe shpërndahet në bazë të nevojave të terrenit”, ka njoftuar KEDS-i.

Ndryshe, të mërkurën e 17 gushtit, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike.

“Ky është një shembull se si duhet të duken të gjitha objektet në të cilat nuk punohet gjatë natës”, thuhej në njoftimin e kompanisë.

Sipas njofimit të KEDS-it, çdo dritë e fikur luan rol të madh, prandaj çdo kilovat i kursyer mundëson që të gjithë të kenë më shumë energji elektrike atëherë kur nevojitet më së shumti.

Ndërkaq, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë vendim për themelimin e Komitetit Teknik Emergjent (KTE) që përbëhet nga përfaqësues të të gjithë institucioneve relevante të energjisë.

Ky komitet ka për qëllim hartimin e rekomandimeve për minimizimin e pasojave nga kriza energjetike.

Në mbledhjen e parë të Komitetit Teknik Emergjent është rekomanduar që me qëllim të mbulimit të konsumit për këtë situatë të krijuar, KEK t’i ofrojë Operatorit të Sistemit të Distribucionit(KEDS) energjinë e siguruar, sipas kushteve të parapara në Marrëveshjen për Furnizim me Shumicë(MFSH).

Komiteti teknik ka si qëllim që të identifikojë ndikimin e mundshëm në situatën emergjente të furnizimit me energji, operimit dhe likuiditetit në tregun e energjisë, menaxhimin e situatës, si dhe rekomandimin e mënyrave të minimizimit të efekteve negative, si në furnizim, ashtu edhe në treg gjatë situatës emergjente.

Komiteti Teknik Emergjent përbëhet nga përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Po ashtu, përbëhet edhe nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, Korporata Energjetike e Kosovës, Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Operatori i Sistemit të Distribucionit (KEDS) dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal (KESCO).

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika