Reshjet e borës, Policia e Kosovës kërkon kujdes gjatë ngasjes
Pas reshjeve të borës gjatë mbrëmjes së sontme, Policia e Kosovës ka bërë apel ndaj pjesëmarrësve në trafik që të kenë kujdes. Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të […]
Pas reshjeve të borës gjatë mbrëmjes së sontme, Policia e Kosovës ka bërë apel ndaj pjesëmarrësve në trafik që të kenë kujdes.
Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës,”
Poashtu është kërkuar edhe mbajtja e distancës mes mjeteve si dhe ngadalësimi gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë.















