Reshjet e mëdha të shiut në Podujevë, Selimi: Gjendje stabile, rrugët po kthehen në normalitet

Drejtori i shërbimeve publike në komunën e Podujevës, Bahri Selimi ka thënë se tani situata në Komunën e Podujevës është nën kontroll dhe ekipet emergjente janë në vëzhgim të situatës ndonëse reshjet e shiut ende po vazhdojnë

Që nga dita e djeshme, disa rrugë në Komunën e Podujevës janë mbuluar me ujë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Drejtori i shërbimeve publike në komunën e Podujevës, Bahri Selimi, ka thënë se tani situata është nën kontroll dhe ekipet emergjente janë në vëzhgim të situatës, ndonëse reshjet e shiut ende po vazhdojnë.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, Selimi ka thënë se pavarësisht reshjeve të mëdha, dje e sot nuk ka pasur vërshime, por vetëm vështirësi në infrastrukturën rrugore.

“Situata është brenda kontrollit, tani nuk ka rrezik, ekipet emergjente janë në vëzhgim, gjendja është stabile edhe pse ka reshje të shiut. Ditën e djeshme ka pasë reshje të mëdha, nuk kemi ardhë deri te vërshimet, kemi pasur vështirësi në infrastrukturën rrugore”, ka thënë Selimi.

Selimi si shkak të vërshimeve po i konsideron lumenjtë.

“Ne e kemi identifikuar komplet situatën, problemet e vërshimeve vijnë nga lumenjtë. Fati i mirë është që lumenjtë janë stabilë sepse niveli i ujit është i ulët. Shumë shpejt gjendja është kthyer në normalitet”, ka vijuar Selimi.

Ai ka thënë se rruga “Xhemajl Mustafa” dje ka qenë më problematike për shkak se ka qenë në fazë të punimeve dhe për këtë edhe është mbuluar me ujë.

Dje ka reaguar edhe ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, duke thënë se rrugët e mbuluara me ujë “nxjerrin në pah dështimet e Komunës së Podujevës”.

Për këtë, Selimi ka thënë se “Realiteti i investimeve shihet çdo ditë, puna e opozitës është që të nxjerrin kritika edhe aty ku nuk nxjerret kritikë”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika