Reshjet e mëdha të shiut, vërshohet kryeqyteti

Ndonëse nuk zgjatën shumë, reshjet shkaktuan puse me ujë, të cilat e bënë të pamundur kalimin e qytetarëve në pjesë të caktuara të qytetit

Reshjet e shiut pasditen e së martës kanë shkaktuar telashe në kryeqytet.

Ndonëse nuk zgjatën shumë, reshjet shkaktuan puse me ujë, të cilat e bënë të pamundur kalimin e qytetarëve në pjesë të caktuara të qytetit.

Në disa fotografi dhe video shihen rruga “B”, rruga “Rasim Kiqina” në lagjen “Taslixhe” dhe rrugë të tjera të mbuluar nga ujërat atmosferike.

Duhet theksuar se Prishtina vazhdimisht ballafaqohet me probleme pas shirave.

Në shumë pjesë të qytetit mungojnë gypat për ujëra atmosferike dhe reshjet përfundojnë në gypa të ujërave të zeza.

Në mungesë të dy gypave, shumë lagje kanë telashe sa herë që ka reshje.

Sipas meteorologëve, në Kosovë mot kryesisht me vransira dhe reshjes shiu kohëpaskohe parashihen edhe ditën e mërkurë, me temperatura ndërmjet 16C e 18C./Telegrafi

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika