Ky paralajmërim për reshje të vazhdueshme e besa edhe vërshime po duket shqetësues për punuesit e tokës bujqësore.

Kur kanë mbetur edhe pak javë kur do të zenona e korrje-shirjeve, rendimentet nuk priten të jenë të larta.

E kultivuesit e tokës bujqësore ankohen për dëmtime që janë bërë shkak i reshjeve dhe motit të ligë.

“ Ish dasht mu pjek por për nja 30% është demtu dhe shkaku I ujit I reshjeve të shijut që kanë ra I ka dal një lloj ndryshku si lloj sëmundje krejt shkaku I shijut”, ka thënë Samet Imeri-Bujk.

Për shqetësimin e bujqve, janë të njoftuar edhe në komunën e Podujevës.

“Në Komunën e Podujevës është tu pas reshjeve të shumta të shiut dhe një prej kulturave më të prekura është ajo e grurit pasi tash veç bëhet korrje-shirjet e tyre, kjo po na shqetëson”, ka thënë Fatri Zhitija- Zëdhënës i komunës së Podujevës.

Shkaku I ujit të shumë në sipërfaqen e tokës, tek gruri është sëmundja e ndryshkut.

“Mostrat na dalin se goxha shumë sipërfaqe kultivuese është e mbuluar më ndryshkun sëmundjen e grurit dhe ky vit dallon nga vitet e tjera dhe kamë rekomanduar të bëhet sperkatja me fungicide”, ka thënë Imer Rusinovci-Profesor i Bujqësisë.

Lidhur më ketë shqetësim të bujqve, në Ministrin e Bujqësisë nuk kanë dhënë detaje se cilat zona janë më të prekura nga ky problem.