Rruga në fshatin Sojevë, pranë kampit Bondsteel, në magjistralen Ferizaj–Gjilan, është mbuluar nga uji pas reshjeve të shiut gjatë natës.

Kjo ka krijuar vështirësi në lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve, njofton Dukagjini.

Banorët kanë thënë për Dukagjinin se deri tani askush nuk ka dalë në terren dhe kërkojnë ndërhyrje sa më shpejt.