“Imazhi më i famshëm”, piktura “Hay Wain”

"Hay wain", është një nga nga pikturat më të mëdha dhe më të njohura angleze, ajo së fundi i është nënshtruar restaurimit

“Hay Wain” është një pikturë nga artisti John Constable, e vitit 1821, e cila përshkruan një skenë rurale në lumin Stour midis qarqeve angleze të Suffolk dhe Essex.

Kjo pikturë është varur në Galerinë Kombëtare në Londër vite më parë dhe konsiderohet si “Imazhi më i famshëm” dhe një nga pikturat më të mëdha dhe më të njohura angleze.

E pikërisht kjo vepër arti, pas më shumë se 80 viteve është restauruar.

Restauruesi Paul Ackroyd nga departamenti i ruajtjes së Galerisë Kombëtare, tregon efektet e heqjes së llakut të zbardhur 80-vjeçar të vjetër, në pikturën “The Hay Wain”, duke përfshirë disa nga detajet e vogla të pikturës të cilat janë bërë më të qarta gjatë procesit.

“Jam në procesin e pastrimit të kësaj pikture. Ju mund të shihni këtu që kam pastruar një zonë, dhe ju mund të shihni dukshëm ndryshimin ndërmjet zonave të pastruara dhe zonave të papastra, veçanërisht në maje të pikturës. Është një nga gurët e çmuar të koleksionit të Galerisë Kombëtare dhe rrallëherë shfaqen në këtë Galeri. Do të thotë që kjo vepër është shumë e rëndësishme, andaj edhe duhet të kemi kujdes me të”, ka thënë Ackroyd.

Ashtu si shumë piktura angleze të shekullit të 17-të të peizazheve, kjo pikturë ka një tregim te thjeshtë. Përshkruan udhëtimin e vagonit teksa kalon pellgun e mullirit.

“Këtu mund të shihni shenjat e lëna nga rrotat ndërsa po kalon bregun në pellgun e mullirit, dhe rrota në pjesën e përparme këtu po kthehet djathtas drejt këtij përroi, ku po kalon livadhet për t’u bashkuar me këto figura në distancë të largët që po mbledhin sanë. E pikturuar me vajra mbi kanavacë, vepra përshkruan tiparin e saj qendror tre kuaj që tërheqin atë që në fakt duket të jetë një karrocë druri ose një karrocë e madhe ferme përtej lumit’’, shtoi restauruesi i veprës.

Përpara se të bëhej kjo pikturë, autori fillimisht bëri një skicë, në të cilën tregohej një kalorës me një kalë në breg, dhe pas shumë kohësh arriti që ta paraqiste si pikturë.

“Ju mund të shihni formën e errët të saj këtu përreth, e lyer shumë rëndë. Kjo më pas mund të shkaktojë edhe probleme gjatë restaurimit, sepse është shumë i vështirë. Kjo pikturë shihet që është pastruar shumë kohë më parë, mirëpo jo në detaje. Është  pastruar gjatë luftës në vitin 1942, dhe mund të shihni efektet e llakut rreth 80 vjet më parë”.

”Andaj, unë duhet të kem shumë kujdes se si e pastroj atë, duke mos e “lënduar” askund, dhe duke mos ndryshuar asgjë nga origjinalja. Mirëpo, nuk është e njëjta me pjesën e poshtme të pikturës. Piktura është në gjendje jashtëzakonisht të mirë dhe nuk kërkon shumë punë. Kjo varet se me cfarë ka qenë dhe se si ka qenë e mbështjellur piktura”, ka theksuar Paul Ackroyd.

Ndryshe, piktura “Hay Wain” është nga ato veprat e quajtura “gjashtëkembeshet” e cila ka një rëndësi shumë të madhe. Paul Ackroyd ka thënë se se është shumë i lumtur që e kanë lënë restaurimin në dorën e tij.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika