Retkoceri: Zarfa me kërcënime për përmbarim po u dërgohen qytetarëve në mënyrë të paligjshme nga Komuna e Prishtinës

Përplasjet mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Pastrimi” për pagesat e mbeturinave po zgjasin prej më shumë se pesë muajsh.

Komuna e Prishtinës: Pagesat e faturave për pastrim bëhen në komunë

Për këtë ka reaguar edhe shefi i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, i cili ka akuzuar Komunën dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike (DSHP) se po dërgojnë zarfa me kërcënime për përmbarim në mënyrë të paligjshme.

Sipas tij, këto veprime bien ndesh me Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave, e cila përcakton që pagesat duhet të bëhen përmes ndërmarrjes “Pastrimi”.

“Zarfa me kërcënime për përmbarim po u dërgohen qytetarëve në mënyrë të paligjshme nga Komuna dhe DSHP, në kundërshtim të plotë me Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave, që qartëson se pagesa duhet të bëhet nga ndërmarrja “Pastrimi”.

Përmes kësaj skeme të kundërligjshme Rama e Brestovci po u kërkojnë qytetarëve para që s’iu takojnë, për të shpërblyer kompanitë me të cilat kanë bërë pazare.

Qytetarët rrezikohen të paguajnë faturat e një mashtrimi, qasje kjo që po e vendos qytetarin në një pozitë të padrejtë.

Komuna të respektojë Rregulloren në fuqi, të sqarojë menjëherë qytetarët me transparencë dhe përgjegjësi, dhe të ndalë praktikat që dëmtojnë besimin publik dhe rendin institucional”, ka shkruar Retkoceri në Facebook.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika