Reuters: Lufta me Iranin pezullon bisedimet për planin e Trumpit për përfundimin e luftës në Gaza

Bisedimet për avancimin e planit të presidentit amerikan Donald Trump për përfundimin e luftës në Gaza janë pezulluar që nga java e kaluar, pasi SHBA dhe Izraeli kryen sulme të përbashkëta ndaj Iranit, duke nxitur një përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Lajmi është raportuar nga Reuters, duke cituar tre burime të përfshira drejtpërdrejt në negociata. Sipas këtyre burimeve, ndërprerja e bisedimeve rrezikon të ngadalësojë zbatimin e iniciativës kryesore të Trumpit për paqen në Lindjen e Mesme, të cilën ai e ka paraqitur si një objektiv madhor të politikës së jashtme.

Kjo situatë vjen vetëm pak javë pasi Trump kishte siguruar miliarda dollarë zotime financiare nga shtetet arabe të Gjirit për rindërtimin e Gazës.

Plani i Trumpit parashikon që militantët e Hamasit të dorëzojnë armët në këmbim të amnistisë, një hap që synon të hapë rrugën për rindërtimin e territorit dhe për tërheqje të mëtejshme të forcave izraelite. Sipas Reuters, ndërmjetësuesit e Shtëpisë së Bardhë kanë zhvilluar bisedime jozyrtare mes Izraelit dhe Hamasit për çështjen e çarmatimit. Burimet bëjnë të ditur se negociatat u ndërprenë më 28 shkurt, në ditën kur nisi lufta me Iranin.

Megjithatë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka mohuar se bisedimet janë pezulluar plotësisht, duke deklaruar se diskutimet për çarmatimin e Hamasit “vazhdojnë dhe janë pozitive”.

Nga ana tjetër, një zyrtar i Hamasit konfirmoi për Reuters se bisedimet për planin e Trumpit janë ngrirë për momentin, ndërsa një zyrtar izraelit theksoi se çarmatimi i Hamasit mbetet një kusht i panegociueshëm për Izraelin.

Ndërkohë, përshkallëzimi i konfliktit ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e një baze ushtarake të udhëhequr nga SHBA në jug të Izraelit, ku koordinohet pjesa më e madhe e politikës ndërkombëtare për Gazën.

Diplomatët e huaj kanë bërë të ditur se operacionet në këtë qendër janë reduktuar në minimum për shkak të frikës nga sulmet raketore iraniane. Analistët vlerësojnë se përparimi i planit për Gazën varet nga angazhimi i vazhdueshëm i administratës amerikane. Sipas Natan Sachs nga Middle East Institute në Washington, vetëm vëmendja e vazhdueshme e SHBA-së mund ta mbajë planin në rrugën e duhur.

“Pa këtë angazhim, objektivat e ndryshme të palëve në konflikt mund të çojnë lehtësisht në rezultate shumë të ndryshme dhe madje në rifillim të luftimeve”, ka deklaruar Sachs për Reuters përcjell Dukagjini.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika