“Reuters” shkruan për iftaret 800 metra nën tokë të minatorëve të Trepçës

Kosova është një vend me shumicë myslimane dhe qindra minatorë në minierën shtetërore të plumbit, zinkut dhe argjendit po kremtojnë Ramazanin, ndonjëherë duke duruar temperaturat afër 40 gradë Celsius dhe lagështinë ekstreme

Pas një ndërrimi të gjatë dhe të mbytur në minierën e Trepçës në Stanterg në veri të Kosovës, Hasani kontrollon një orë për të ditur se kur do të perëndojë dielli në sipërfaqe dhe nëse ka ardhur koha për të ngrënë.

I ulur rreth një tavoline të vogël në një zyrë të improvizuar në minierë, ai dhe katër kolegë nxjerrin hurma, kos, turshi dhe djathë, të cilat i përcjellin me çaj të zi me sheqer.

Burrat qeshin dhe bisedojnë me njëri-tjetrin teksa ndajnë vaktin e Iftarit, të ngrënë pas një dite agjërimi midis lindjes së diellit dhe perëndimit të diellit gjatë muajit të shenjtë të myslimanëve, Ramazanit.

“Unë jam gjithmonë i lidhur me Allahun, në kohë si tani ku jemi 800 metra nën tokë”, tha Hasani para se të lexonte lutjet e tij. “Sa më thellë të shkoj, aq më shumë ndihem afër Allahut”.

Kosova është një vend me shumicë myslimane dhe qindra minatorë në minierën shtetërore të plumbit, zinkut dhe argjendit po kremtojnë Ramazanin, ndonjëherë duke duruar temperaturat afër 40 gradë Celsius dhe lagështinë ekstreme.

“Agjërimi nuk është problem për ne por mungesa e ajrit të pastër, pajisjeve moderne, veshjeve dhe këpucëve janë problem i madh”, tha shefi i turnit Fehmi Hajredini.

Trepça punësoi më shumë se 22,000 punëtorë në vitet 1970 dhe 80 dhe përbënte dy të tretat e produktit të brendshëm bruto të Kosovës (BPV). Tani ajo punëson vetëm 3,000 në miniera dhe objekte të tjera.

Çmimet e ulëta të mineraleve dhe pakësimi i prodhimit do të thotë se kompania nuk mund të mbulojë kostot operative dhe po kërkon subvencione nga qeveria.

Në qytetin e Mitrovicës, pak larg nga miniera, Bashkim Kurti, CEO i Trepçës, tha se ishte në bisedime me qeverinë për një kredi prej 20 milionë euro për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e prodhimit./ raportoi Reuters.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika