Revista “Filologji” pajiset me ISSN

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se revista “Filologji” tashmë është pajisur me ISSN, në mënyrën online me numrin 3027-5113, ndërsa në print me numrin 3027-5105

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se revista “Filologji” tashmë është pajisur me ISSN, në mënyrën online me numrin 3027-5113, ndërsa në print me numrin 3027-5105.

“Filologji” është revistë për studime filologjike, e themeluar në vitin 1996, e cila boton artikuj shkencorë origjinal dhe recensione mbi tema nga fusha e filologjisë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

“Marrë parasysh kompleksitetin multikulturor e multimedial të përdorimit të fjalës/tekstit në shek. XXI, revista inkurajon edhe botimin e artikujve që tejkalojnë kufijtë tradicionalë të studimit filologjik dhe trajtojnë tekstet në mënyrë ndërdisiplinare”, thuhet në njoftim.

Revista është e hapur për studime të strukturës së gjuhës, studime gjuhësore tipologjike, të kontakteve gjuhësore, studime letrare e të tjerë.

Revista aktualisht është e indeksuar në CEEOL dhe synon të indeksohet edhe në platforma të tjera.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika