Revolucioni në turizmin detar me varkën hibride

Një kompani inxhinierike detare ka ndërtuar një sistem të një varke e cila është hibride, dhe që bën shumë pak zhurmë, dhe që iu lejon të apasionuarve pas detit të shijojnë detin pa zhurmë dhe pa erë të naftës

Varka hibride, Kvitbjørn

Në një arkipelag norvegjez në Svalbard, rreth një mijë kilometra larg Polit të Veriut, një kompani inxhinierike detare, dhe një operator turistik po pilotojnë me varkë hibride.

Ata me këtë vepër inxhinierike po shpresojnë ta bindin botën se nuk kanë nevojë më që anijet e tyre t’i mbushin me naftë që lëshon erë të keqe dhe që ndotin ujin.

Pra në vend të kësaj, ata mund të përdorin diçka krejtësisht më moderne, një varkë me një sistem lëvizjeje hibride-elektrike.

Kompania e inxhinierisë detare Volvo Penta ka ndërtuar një sistem motorik hibrid-elektrik më të fundit, i cili është i pajisur me një varkë të ndërtuar nga Marell, njofton SF.

Ky sistem më pas i është shitur një operatori turistik të quajtur Hurtigruten, i cili drejton tragetet e Norvegjisë dhe turnetë me varka në Svalbard.

Kabina e Kvitbjørn

Ndërsa, Hurtigruten nuk e blen varkën, por vetëm paguan për orët se sa e mban në përdorim, për ta testuar, pra Volvo Penta ende zotëron dhe shërben sistemin e makinerive të varkës, ndërsa Hurtigruten thjesht e përdor atë.

Qëllimi i projektuesve është të joshet një industri detare që është skeptike, kundërshtuese ndaj rrezikut dhe e kujdesshme ndaj fundosjes së kostove në teknologjinë e re për të testuar ujërat.

Pse kjo varkë të testohet në Veriun e ftohtë?

Sistemi i kësaj varkë në këtë vend ka shumë kuptim, pasi kolona zanore e Artikut është ajo e heshtjes. Këtu nuk ka asgjë që mund të bëjë zhurmë, as edhe varka e Volvo Penta nuk bën.

Të prishësh qetësinë me zhurmën e një motori me naftë, ndërkohë që përpiqesh të shohësh vjedhurazi një ari polar, një nga grabitqarët më të egër të planetit, në rastin më të mirë duket kundërproduktive.

Dhe është shumë rëndësishme, që të keni një varkë që bën pak zhurmë dhe ka më pak ndikim mjedisor, ndërsa eksploroni bukurinë mahnitëse të arkipelagut, do të tërheqë klientët të cilët janë të dhënë pas natyrës.

Pamje e Artikut nga bordi i varkës Kvitbjørn

Plus, nëse funksionon këtu, ku akullnajat janë të larta dhe janë kushte ekstreme  për testim, duhet të funksionojë kudo në botë.

Temperatura mesatare në këtë vend janë rritur në dekadën e fundit në 1.7 gradë Celesius.

Por, Kvitbjørn është ende një hibrid, dhe ka ende një motor nafte për të kaluar hapësirat e mëdha të ujit midis gadishujve me akuj.

Në një vend ku të jesh i izoluar do të thotë të rrezikosh të ngecesh në akullin e detit, mund të kuptohet pse një kapiten dëshiron të mbajë motorët e tij.

Pra, varka nuk është plotësisht e heshtur, pasi përsëri mund të dëgjosh pak zhurmë të motorit dhe ingranazheve të tij, pasi ky motor u jep fuqi shtytësve të vegjël poshtë varkës.

Ambicia e Volvo Penta-s është ta përshkallëzojë këtë sistem në të gjitha makineritë e tij dhe t’u sigurojë blerësve një opsion elektrik. Po me atë naftë? Epo, Volvo Penta është optimist se lëndët djegëse “green” (jo nga fosilet) do të ndihmojnë marinarët në tranzicion ndërsa diapazoni i baterive zgjerohet më tej, dhe që të bëhen varkat në tersi elektrike.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika