Rexha: Qeveria e Kosovës të jetë më aktive e t’i mbrojë gazetarët

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, pas sulmit ndaj mediave në Leposaviq ka thënë se sulmi i së premtes është i paparanueshëm dhe përgjegjësinë e kanë organet e sigurisë që kanë lejuar të ndodh ky sulm

Xhemajl Rexha, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe se Qeveria e Kosovës duhet ta dërgojë Policinë e Kosovës aty ku janë gazetarët.

“Nëse Qeverinë e Kosovës, thotë se duhet t’i mbrojë gazetarët, duhet ta dërgojë Policinë e Kosovës aty ku janë gazetarët, i bëjnë veprimet të gjithë duke nisur nga shteti dhe Policia e Kosovës e deri te KFOR-i dhe sjellja e papranueshme e NATO-s” tha ai.

Tutje, ai ka thënë se Qeveria nuk ka asgjë konkrete të Kosovës për gazetarët, ndërsa gjatë javëve, ai do të provojë të takohet me ministrin e zyrës dhe drejtorisë së policisë.

“Nuk ka asgjë konkrete për gazetarët, qeveria duhet të jetë aktive, gjatë javës do të provojë të kem një takim me Ministrinë e Brendshme dhe drejtorin e policisë, duhet të jenë ata që janë, duhet të jenë masa, të cilat janë të sigurta për gazetarët, duhet ta dimë kujt t’i drejtohemi në momentin që jemi të sulmuar në teren” u shpreh Rexha.

Gjatë intervistës ai u ka bërë kërkesë redaksive të mediave që në veri të dërgohen gazetarët që e njohin terenin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika