Rexha: Veriu për gazetarët është një ambient armiqësor, ku bëhen cak i sulmeve

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka folur në lidhje me rrezikun dhe ambientin armiqësor për gazetarët që raportojnë nga veriu i Kosovës. Ai ka theksuar se situata ka ndryshuar dhe se grupet kriminale kanë shtuar aktivitetet e tyre, veçanërisht grupet që vijnë nga Serbia dhe Rusia

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, në emisionin “Radar” në Radio Dukagjini me Edita Dolin, ka folur për punën e gazetarëve, ku ka thënë se ata çdo ditë përballen me rrezik, sidomos kur shkojnë në katër komunat veriore të Kosovës.

Sipas Rexhës, gazetarët që shkojnë në veri “janë në një ambient armiqësor edhe bëhen cak i njerëzve të panjohur, të maskuar dhe se nuk e dinë nga u vjen sulmi”.

“Çfarë bëjnë gazetarët e të gjitha mediave në baza ditore është e jashtëzakonshme, të gjithë ata që shkojnë në veri të Kosovës rrezikohen çdo ditë. Në momentin që kalohet Ura e Ibrit dhe kalohet në pjesën e banoreve me serbë, gazetarët shqiptarë të Kosovës janë të rrezikuar”, ka thënë Rexha.

Tutje, ai ka thënë se situata në veri ka ndryshuar, pasi sipas tij, grupe kriminale tani ka më shumë për dallim nga viti 2011 kur kishte raportuar ai. Rexha ka vënë në pah se tani në veri operojnë më shumë grupe kriminale, të cilat vijnë edhe nga Serbia e në veçanti nga Rusia.

“Tani ka më shumë prani të grupeve joformale që janë shumë të rrezikshme që vijnë edhe nga Serbia e potencialisht në rastin me të keq vijnë edhe nga Rusia. Dhe situata ka shkuar duke u vështirësuar, ajo që e kemi parë dje në Zveçan nuk është parë me vite”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika