Rexhaj: Brenda PDK-së ka element problematik që s’lejojnë bashkëpunimin me VV-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se brenda grupit parlamentar të LVV-së ka deputetë me qëndrime të ndryshme sa i përket bashkëpunimit me partitë e tjera.

Duke folur në Debat Plus, Rexhaj tha se në mesin e 53 deputetëve të LVV-së ka të tillë që kanë vullnet për bashkëpunim me Partinë Demokratike të Kosovës dhe të tjerë që e shohin të mundshëm bashkëpunimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai u shpreh se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, nëse do ta kishte seriozisht idenë për bashkëpunim me LVV-në, nuk do ta kishte ndërprerë këtë mundësi pas vetëm një takimi.

“Në VV i kemi 53 deputetë, një grup Parlamentar që i ka 53 deputetë, aty ki deputetë që ka vullnet të bëjë koalicion me PDK-në, ka vullnet me LDK-në. Ke deputetë të mendimeve të ndryshme. Te ne janë 53 deputetë, ki tylifarë mendimi. Bedri Hamza ta kish pas idenë e bashkëpunim me VV-në, nuk e kish shkëput këtë punë me një takim… brenda PDK-së ka shumë element problematik që nuk e lejojnë bashkëpunimin me LVV”, ka deklaruar Rexhaj.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika