Rexhaj: Haradinaj e bullizon Bashën duke i thënë “defatore”, e ka personale me të

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Rexhaj tha se vendimi për kandidaturën e tij u diskutua me orë të tëra në grupin parlamentar të LVV-së.

“Dimal Bashën e kam mik, Liburn Aliun e kam mik, e respektoj. Ai dha dorëheqje prej ministrisë jo prej Vetëvendosjes ta kemi të qartë. Tash këtu ishin dy mendime, mirëpo mendimi zyrtar që e kemi diskutuar në grup parlamentar që na ka zgjate me orë të tëra ka qen ëmë vendos Dimalin për kandidat për kryetar Kuvendi i ka marrë votat dhe ec përpara.  Ka qenë i vendosur në grupin parlamentar dhe natyrisht emri i parapëlqyer i joni ka qenë Albulena Haxhiu gruaja më e votuar e Kuvendit të Kosovës.  Jo, nuk jemi shokuar”, tha Rexhaj.

Ai gjithashtu u shpreh për raportin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj me Bashën, duke thënë se “Haradinaj e ka personale me Dimalin, sepse Dimali në Kuvend disa herë ka pasur kritika ndaj tij”.

Haradinaj e ka quajtur Bashën “defatore”.

Rexhaj tha: “Paramendojeni, Haradinaj, një ish-komandant i luftës, ngrihet dhe e bullizon një koleg të tij duke i thënë ‘defatore’, e tmerrshme”.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika