Rexhaj i VV-së kërkon transparencë të plotë për rastin e vdekjes së Zejnullahut
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se rastit të vdekjes së Agon Zejnullahut në Lipjan duhet t’i përgjigjet një proces i plotë hetimor, me transparencë të theksuar dhe pa lënë asnjë vend për dyshim. Në një deklarim për televizionin Dukagjini, Rexhaj theksoi se deri më tani bashkëpunimi ndërmjet institucioneve relevante, Policisë së Kosovës, […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se rastit të vdekjes së Agon Zejnullahut në Lipjan duhet t’i përgjigjet një proces i plotë hetimor, me transparencë të theksuar dhe pa lënë asnjë vend për dyshim.
Në një deklarim për televizionin Dukagjini, Rexhaj theksoi se deri më tani bashkëpunimi ndërmjet institucioneve relevante, Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Prokurorisë, është në nivel të duhur.
“Mbi bazën e kësaj, institicionet e sigurisë, respektivisht bashkëpunimi ndërmjet Policisë, IPK-së dhe IML-së dhe Prokurorisë. Pra deri më tani është në nivel. Mendoj që duhet të ketë transparencë të theksuar në këtë proces, që të mos ketë mëdyshje në asnjë farë formë. Qoftë te familjarët, të mos lënë pikëpyetje dhe pikëçuditëse. Natyrisht, ministri i Brendshëm ka pasur një reagim, që ishte objektiv, në kuptimin e asaj që institucionet tona relevante po merren me çështjen”, ka thënë Rexhaj.















