Rexhaj: Jam dëshmitar i ofendimeve të Tahirit ndaj Bislimit

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka pohuar pretendimet e zëvendëskryeministrit Bislimi se është fyer dhe ofenduar nga shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri

Arbër Rexhaj nga LVV-ja





Pretendimet e Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi se është fyer dhe ofenduar nga Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri në seancën e 10 nëntorit në Kuvendin e Kosovës nuk i ka mohuar as deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbër Rexhaj.

Rexhaj në emisonin “Magazina” të Radio Dukagjini ka thënë se e ka dëgjuar këtë fyerje.

“I kam dëgjuar unë. Sigurisht nuk e harroi mikrofonin ndezur, sepse herave të kaluara e kishte të ndezur nga pakujdesia”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera ai ka thënë se opozita duhet të jetë në krah të qeverisë.

“Derisa opozita duhet të jetë krah i qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe jo çfarëdo opozite. Sot pati fyerje të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, që është Abelard Tahiri, i cili shau me nënë, fyu zëvendëskryeministrin Bislimi”, ka vijuar ai.

Sipas tij, opozita nuk duhet të jetë në një linjë me Listën Serbe sa i përket kritikës ndaj Qeverisë së Kosovës.

“Mendoj që në linjën e Listës Serbska e cila është linjë kriminale, bandideske dhe nuk përfaqëson interesat e qytetarëve serbë. Në këtë linjë nuk duhet të shkojë edhe opozita që ta kritikojë Qeverisë”.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të shkojë në zgjedhje vetëm pse e kërkon Serbia, sepse siç thotë ai janë dy linja të vijimësisë politike, ajo për ligjshmëri dhe kushtetueshmëri.

“Janë dy linja të vijimsisë politike. Është linja për ligjshmëri dhe kushtetueshmëri dhe linja e dytë është oportuniste që nuk ka asgjë tjetër pos idesë se shkuarit në zgjedhje. E para dhe e dyta të cështjeve që kanë të bëjënë me votën popullore.Nuk mendoj që Kosova duhet të shkojë në zgjedhje pse po e kërkon Serbia”, ka theksuar Rexhaj.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në seancën e 10 nëntorit, Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri e ka kërcënuar dhe ofenduar kur mikrofoni ishte i ndalur.

“Deputeti Abelard Tahiri nga kjo foltore nxori një sërë akuzash për ministren Albulena Haxhiu. Ndërsa, pasi u ndal mikrofoni në stilin e një banditi që vendos shurdhues në armën e tij, u kthye nga unë dhe shprehi një serë kërcënimesh të cilat më pas i shoqëroi me të shara e fyerje”, deklaroi ai, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të merret me këtë rast.

Ndërkaq, shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri këto akuza i quajti “të pabaza” e të “pavërteta”.

“Deputetë a jeni duke e pa? Këta e kanë një siklet të madh. Këta janë në një siklet që as vendi vend nuk po i zë. Ky flet akuza të pabaza, del në foltore dhe flet të pavërteta. Ky është në gjendje të rëndë edhe psikike. Ky është në gjendje të rëndë, andaj ne i kërkojmë kësaj qeverie fokus, punë dhe angazhim në kryerjen e detyrave të veta”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ndër të tjera ka thënë se sanksionet e ShBA-së po bëhen ndaj ministrave të Kosovës e të Qeverisë.

Sipas tij, këto sanksione do duhej të bëheshin ndaj ministrave të Serbisë e jo ndaj atyre të Kosovës.

Po ashtu edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka dalë në mbrojtje Bislimit, i cili tha se deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri e kishte kërcënuar.

Murati thotë se e dëgjoi se si deputeti Tahiri e shau dhe e kërcënoi Bislimin pas ndaljes së mikrofonit.

“Unë isha dëshmitar i fyerjeve dhe kërcënimeve të deputetit Tahiri. Mund ta konfirmoj se pas mbylljes së mikrofonit deputeti kërcënoi dhe shau zëvendëskryeministrin. Ftoj prokurorinë sepse nuk kishte vetëm sharje, por edhe kërcënim. Ftoj Prokurorinë ta marrë seriozisht kërcënimin nga dikush që ka mbajtur armë me shurdhuese. Po flet dikush si ju; urdhëroni mbajeni atë që kemi krijuar, por ju keni krijuar shtëpi prej letre që brenda 24 orëve rrëzohet nga Vuçiqi dhe ai shpërblehet”, ka thënë Murati.

Bislimi thotë se Abelard Tahiri e kërcënoi në seancë, i bën thirrje prokurorisë të merret me këtë rast





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika