Rexhaj: Jam i sigurt që opozita nuk i jep nënshkrimet për të shkuar në zgjedhje

Arbër Rexhaj nga LVV-ja, është shprehur i sigurt që kjo opozitë nuk i jep nënshkrimet për të shkuar në zgjedhje

Arbër Rexhaj nga VV-ja

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se kjo opozitë nuk i jep nënshkrimet për të shkuar në zgjedhje.

“Jam shumë i sigurt që kjo opozitë nuk i jep nënshkrimet për të shkuar në zgjedhje”, ka thënë Rexhaj në “Debat Plus”.

Ai ka thënë se dy partitë opozitare, PDK dhe LDK mendojnë që Qeveria Kurti duhet të përfundojë mandatin.

“PDK dhe LDK mendojnë që duhet me dërgu pushtetin Lëvizja deri në fund që ata të përfundojnë opozitën e tyre”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për RTK-në, ka thënë se është gjithmonë gati për zgjedhje.

“Unë po them që po shkojmë në zgjedhje kurdo që do opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshiron të shkojë në zgjedhje…Gjithmonë gati për zgjedhje”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika