Rexhaj: Kurti ka kërkuar që të bëhet një ligj i cili i përfshin të gjitha problemet e veteranëve të UÇK-së

Arbër Rexhaj ka thënë se zgjidhja e çështjes së veteranëve bëhet nëpërmjet një ligj të ri i cili nuk mund të bëhet vetëm, po duhet që në atë të bashkëngjiten edhe veteranët po ashtu edhe partitë opozitare së bashku me qeverinë

Arbër Rexhaj nga LVV-ja

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur për planet e kryeministrit Albin Kurti për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), ku ka thënë se Kurti nuk është duke thënë asgjë më shumë sesa ajo që kishin thënë ish-presidenti Hashim Thaçi e ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Sipas tij, Kurti po tenton që t’i bindë veteranët që të bëhet një ligji i ri për ta.

Tutje, ai ka sqaruar se çfarë u ka thënë Kurti veteranëve në takimi. Siç ka treguar Rexhaj, Kurti u ka thënë veteranëve se nëse ata dëshirojnë që t’i marrin përfitimet duhet që të bëhet një ligji i ri për ta, pasi dihet që lista janë të fryera.

Veteranët po përdoren nga partitë opozitare, por sipas Rexhajt, opozita në qeverisjen e tyre, kishin qenë ata që i kanë larguar veteranët e UÇK-së nga ligji i cili i lidhte me pagën minimale.

“Kurti ka kërkuar që të bëhet një ligji i cili përfshin të gjitha këto problem”, ka thënë Rexhaj.

Ndërkohë, Rexhaj ka prezantuar tri çështje, të cilat do t’i zgjidhnin problemet e veteranëve.

Së pari, sipas tij, qeveria Kurti 2 ka vullnet që të bëjë këtë ligji, por duhet që të gjejë mbështetje te Organizatat e dala nga lufta.

Rexhaj ka thënë se ky ligji nuk mund të bëhet vetëm, po duhet që në atë të bashkëngjiten edhe veteranët po ashtu edhe partitë opozitare së bashku me qeverinë.

“Deri sa të vijë një zgjedhe duhet të vazhdojë pagesa e veteranëve siç është”, ka thënë Rexhaj.

Ndërsa, analisti Yll Hoxha ka thënë se Lista e Veteranëve të UÇK-së nuk janë duke u gjykuar, por individ të caktuar siç janë “Agimi Çeku dhe të tjerët të cilët po gjykohen për një vepër penale dhe lista e Veteranëve të UÇK-së mund të postohen që tani”.

Analisti, Yll Hoxha

Për Hoxhën, qeveria Kurti 2 ka të drejtë ligjore që t’i pastrojë këto lista.

Tutje, ai ka thënë se ligji i vjetër që është tani jep vetëm komentime të gjera që mund të bëhen 200 mijë veteranë mbështetës të luftës, sipas tij, mund të jetë çdo kush që ka jep bukë ose ka ndihmuar dikë në luftë .

“Ka nevojë për saktësi më të madhe në ligji, që në mënyrë që veteranët e vërtetë ta marrinë atë që meritojnë sepse kane fituar me guximi dhe sakrificë”, ka theksuar Hoxha.

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi

Ndërsa, ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selim i ka quajtur procese të ndara pastrimin e listave të veteranëve dhe rritjen e pensioneve, sipas tij, njeri ka të bëjë më ekonominë e tjetri me drejtësinë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika