Rexhaj: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të nënshkruhet

Deputeti i Vetëvendosjes (VV), Arbër Rexhaj, ka thënë se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të nënshkruhet

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj

Deputeti i Vetëvendosjes (VV), Arbër Rexhaj, ka thënë se marrëveshja në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, duhet të nënshkruhet.

Lidhur me çështjen e Asociacionit, Rexhaj ka thënë se kësaj teme asnjëherë nuk i janë shmangur, por sipas tij, e kanë problem metodën.

“Sepse në tryezën e diskutimeve, në dialogun përballë Serbisë, na janë ofruar mbi 20 modele të Asociacionit…”, ka thënë Rexhaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ai është shprehur se Asociacionin që e kanë kundërshtuar më herët është i njëjti edhe tash.

“Është problematike, edhe pse me disa kompetenca të deleguara, është arsimi privat i financuar nga Serbia, shëndetësia e tillë”, ka thënë deputeti.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika