Rexhaj mbron videot e LVV-së, fton Lushtakun, Mustafën dhe djemtë e tij ta padisin LVV-në për shpifje

Një tjetër video nga LVV është publikuar të hënën e 10 tetorit. Se cilat ishin arsyet dhe çfarë përgjigje u jep LVV të përmendurve në video, flet deputeti Arbër Rexhaj. Sipas tij, LVV i drejtohet të kaluarës, dhe përgjatë kësaj, ajo has në emra si Lushtaku dhe Mustafa

Arbër Rexhaj, LVV

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se publikimi i videos së dytë të LVV-së, brenda pak ditësh, paraqet një metodë demokratike, metoda të cilat sipas tij, i përdor çdo subjekt politik.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Rexhaj ka thënë se një video e tillë është publikuar me qëllim të të treguarit se çfarë ka ndodhur në të kaluarën me terminalet.

“Janë metoda demokratike, metoda që i përdor çdo subject politik, jo vetëm në Kosovë, por gjithandej në Evropë. Krahasimi i punës sonë të hapjes së terminalit në Durrës është lajm i mirë për Kosovën, po krahas kësaj, ne donim të tregonim se çfarë ka ndodhur në të kaluarën”, ka deklaruar ai.

Një ndër të përmendurit në videon e publikuar të LVV-së ishte edhe Sami Lushtaku.

Lidhur me reagimin e tij, Rexhaj ka thënë se nuk pajtohet me pjesën kur Lushtaku krahason LVV-në me përndjekjen që i ishte bërë nga Serbia.

“Zoti Lushtaku e dha versionin e tij. E ftoj ta padisë LVV-në për shpifje, mirëpo nuk pajtohem me pjesën ku thotë: më ka djegur Serbia tash edhe LVV-ja. Nëse fshihemi pas serbëve në kuptimin e asaj se tash po më djegin këta. Luftën për çlirim nuk e ka bërë vetëm ai. E ka bërë populli, krahas aleatëve ndërkombëtarë dhe dëshmorëve të rënë”, ka deklaruar Rexhaj.

Në video nuk ishte kursyer as figura e Isa Mustafës dhe djemëve të tij, për të cilët, Rexhaj shprehet i sigurt se ata kishin terminale doganore, dhe një gjë të tillë, ai thotë se e di e tërë Kosova.

Një reagim ka ardhur edhe nga vetë Besnik Mustafa, djali i ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Musatafa.

“Kompania ‘Intereuropa’ me veprimtari themelore depo doganore publike, transport dhe shpedicion është kompani sllovene me seli në Koper të Sllovenisë. Por pushteti, për nevoja të propagandës, kompaninë sllovene dhe terminalin e saj e bënë të familjes tonë. E gjithë kjo për të  shantazhuar dhe kërcënuar në emër të Byros së tyre politike për konfiskim”, ka reaguar ai.

Djali i Isa Mustafës për terminalin doganor: Urdhëroni dhe konfiskone ose mbylleni këtë kompani

Ftesa drejt gjykatës nga ana e Rexhaj, nuk është kursyer as për Mustafën dhe djemtë e tij. Me bindje, ai thotë se rikujtimi i së kaluarës, është ai i cili i bezdis qeverisësit e së kaluarës.

Sipas tij, LVV i drejtohet të kaluarës, dhe përgjatë kësaj, has në emra si në ata të lartcekurit.

Të hënën e 10 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje sërish, përmes një videoje në Facebook, ka kritikuar deputetë e ish-pushtetarë të ndryshëm, duke thënë se terminalet në çdo cep të saj kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën.

LVV thotë se përfituesit e terminaleve për një vit i kanë përvetësuar 37 milionë euro

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika