Rexhaj për deklaratën e Simiqit: E dimë që nuk ka popull serb në Kosovë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se përdorimi i shprehjes “populli serb” nga deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, gjatë propozimit për nënkryetar të Kuvendit, përbën keqpërdorim.

Rexhaj, duke folur në Debat Plus, tha se edhe ai mund ta ketë përdorur më herët këtë shprehje, por sipas tij, kjo nuk ndryshon faktin se në Kosovë nuk ka “popull serb”.

“Edhe unë mund ta kem përdorur diku fjalën ‘populli serb’. Mirëpo ne e dimë që nuk ka popull serb në Kosovë. Ajo çka po them unë është keqpërdorim i deputetit serb të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës”, tha Rexhaj.

Deklarata e tij vjen pas përplasjes në seancën konstituive të Kuvendit, ku Igor Simiq, gjatë propozimit të Sllavko Simiqit për nënkryetar të Kuvendit, e përdori formulimin “në emër të popullit serb”.

Kjo shprehje shkaktoi debat në sallë dhe ishte një nga çështjet që ndikoi në ndërprerjen e seancës konstituive.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika