Rexhaj: Radoiçiqi ditë më parë u takua me Listën Serbe, aktiviteti i tij terrorist kundër Kosovës po vazhdon

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka shprehur shqetësimin e tij në Kuvendin e Kosovës lidhur me aktivitetin terrorist të Milan Radoiçiqit kundër Kosovës. Ai ka informuar se kryeterroristi Radoiçiq dhe grupi i tij kanë vazhduar aktivitetin e tyre paramilitar dhe terrorist kundër Republikës së Kosovës, duke u takuar me deputetë të Listës Serbe dhe mbështetur nga institucionet serbe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me aktivitetin terrorist të Milan Radoiçiqit kundrejt Kosovës.

“Më 10 nëntor kryeterroristi Milan Radoiçiq me grupin e tij terrorist dhe me udhëzimet e mbështetjen e institucioneve serbe, ka zhvilluar takim me deputetë të Listës Serbe, kryetarin e saj, nënkryetarët dhe politikanë e zyrtarë serbë të ish-komunave ilegale”, ka thënë Rexhaj drejtuar deputetëve.

“Që pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, aktiviteti i Radoiçiqit me grupin e tij nuk kanë pushuar asnjëherë së punuari në riorganizimin e aktiviteteve të tyre paramilitare dhe terroriste kundër Republikës së Kosovës”, vijon ai.

Ai tutje ka thënë se Milan Radoiçiq dhe grupi i tij po vazhdojnë të jenë të lirë dhe të mbrohen nga shteti i Serbisë.

“Serbia asnjëherë nuk ka pushuar së rrezikuari sigurinë e Republikës së Kosovës, edhe pas presionit ndërkombëtar dhe të ShBA-ve, ajo ende nuk i ka tërhequr forcat ushtarake nga afërsia e kufirit me Kosovën”.

Rexhaj ka folur edhe për pretendimet e Rusisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se për të shpërqendruar vëmendjen e perëndimit, federata ruse po synon ndezjen e zonave të reja të konfliktit.

“Këtë e ka thënë shumë herë kryeministri ynë e ditë më parë të njëjtin shqetësim e tha edhe presidenti i Ukrainës se Rusia po tenton të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor. BE-ja dhe SHBA-ja kanë theksuar se Rusia po bën gjithçka që mundet që të mbjellë pakënaqësi, jostabilitet politik e manipulim informatash në rajonin e Ballkanit”, ka theksuar Rexhaj.

“Mungesa e një politike ndëshkimore e sanksionuese ndaj Serbisë po e mundëson ripërsëritjen e sjelljeve agresuese kundrejt fqinjëve të saj”, ka deklaruar deputeti i pozitës.

Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës, seanca plenare ka nisur me një orë vonesë.

Sipas njoftimit të Kuvendit, kjo seancë ishte paraparë të niste në orën 10:00, ndërsa ka nisur në orën 11:00.

Ndërsa, në rend të ditës janë 27 pika.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika