Rexhaj: Serbët në veri po e përdorin me të madhe euron e jo dinarin

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, në emisionin “Five”, të RTV Dukagjinit, tha se në veri serbët lokalë po e përdorin jashtëzakonisht shumë euron si valutë

Arber Rexhaj, VV

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka ritheksuar qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që vendimi për dinarin serb nuk do të kthehet prapa.

Ai, në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit, tha se në veri serbët po e përdorin jashtëzakonisht shumë euron si valutë.

Takime në Bruksel, sipas tij, edhe mund të ketë, por vendimi s’kthehet prapa.

“Qytetarët me të madhe atje po e pranojnë dhe përdorin euron në vend të dinarit. E konvertojnë dinarin në euro dhe fillojnë e shfrytëzojnë euron me të madhe. Ka filluar ky reagim i qytetarëve serbë, ta ndërrojnë dinarin me euron, mendoj që jemi të papërgjegjshëm nëse tentojmë ta kthejmë një vendim të tillë prapa. Vendimi është marrë nuk kthehet prapa. Mund të ketë takime, por vendimi është marrë”, tha ai.

Rexhaj u shpreh se institucionet relevante do të punojnë për t’i ndihmuar serbët lokalë në veri se si të bëhet konvertimi i valutës së dinarit në euro.

Sipas tij, nuk mund të zyrtarizohet dinari serb në Kosovë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika