Rexhepi dhe Kameri deklarohen të pafajshëm për rastin e 11 vjeçares

Dy të akuzuarit e rritur për rastin e keqpërdorimit seksual të një vajze 11 vjeçare në Prishtinë, Ekrem Rexhepi dhe Shkëlqim Kameri janë deklaruar të pafajshëm. Gjykimi ndaj tyre ka vazhduar të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Pamje nga Gjykata

Ekrem Rexhepi dhe Shkëlqim Kameri janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi ta, për keqtrajtim seksual të një vajze 11 vjeçare në Prishtinë.

Deklarimi i tyre dhe leximi i aktakuzës është bërë prapa dyerve të mbyllura, për shkak të informacioneve të ndjeshme.

Akti akuzues, përkundër vërejtjeve të gjykatësit Adnan Isufi, nuk ka pësuar asnjë ndryshim, pasi kështu vendosi Gjykata e Apelit.

“Gjyqtari pretendoi se vendimi i Gjykatës së Apelit është që të shkohet direkt në shqyrtim gjyqësor me këtë aktakuzë. Gjyqtari iu përmbajt këtij vendimi dhe shkuam në shqyrtim gjyqësor pa e ndryshuar aktakuzën”, ka deklaruar Fitim Limani, avokat i Ekrem Rexhepit.

Avokati i të akuzuarit Ekrem Rexhepi, Limani, ka treguar se të gjitha kundërshtimet do t’i bëjnë në seancat e radhës.

Në këtë rast akuzohen pesë persona, dy prej tyre të rritur, kurse tre të tjerë të mitur.

Rexhepi dhe Kamberi akuzohen për “Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Trafikim me njerëz”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, të dy mund të dënohen së paku me gjobë dhe me burgim prej pesë deri në dymbëdhjetë vjet.

Ilustrim (Kodi Penal i Kosovës)

Sikur për ta, gjykimi në Departamentin për të Miturit po vazhdon për tre të akuzuarit e tjerë të cilët janë nën moshën 18 vjeçare.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika