Rexhepi: Gjatë vitit 2022 numri i aksidenteve në vend ka shënuar rënie në 2,26 për qind

Shefi i Divizionit për Komunikacionin Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi ka thënë se gjatë vitit 2022 numri i aksidenteve në vend ka shënuar rënie në 2,26 për qind

Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës

Jeton Rexhepi, shef i Divizionit për Komunikacionin Rrugor në Policinë e Kosovës, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se gjatë vitit 2022 numri i aksidenteve në vend ka shënuar rënie në 2,26 për qind.

“Numri i aksidenteve dëme materiale ka shënuar rënie në 4.24 për qind, aksidentet me fatalitet kanë shënuar rënie në 4 përqind, ndërsa numri i personave të vdekur është në rënie”, ka thënë Rexhepi, teksa ka shtuar se këto të dhëna përfshijnë të gjitha territoret e Kosovës.

Rexhepi ka thënë se shkaktari dhe faktori njëri merr një përqindje të lartë të përfshirjes në aksidente të trafikut rrugor. Ai ka shtuar se kjo arrihet përmes shoferit duke mos respektuar rregullat e trafikut rrugor dhe mos përshtatjes së shpejtësisë në kushte të rrugës.

“Në të gjithë muajtë e vitit Policia e Kosovës të gjitha problemet e infrastrukturës i realizon me anë të dy apo më shumë metodave. E para është rikujtimi për rreziqet, kemi treguar se çfarë duhet të përgatitet një mjet për të dalë në rrugë, si duhet vepruar kur ka akull, ngrica”, ka thënë tutje ai.

Tutje ai ka shtuar se i kanë pajisjet e quajtura “vetura intelegjente”, të cilat janë në fazën e parë të implementimit.

“Ne vlersojmë që dhe kjo pajisje ka ndihmuar Policinë e Kosovës. Është me rëndësi që pajisje të tilla lehtësojnë punën e Policisë por në të njëjtën kohë dëshmojnë punën që e bën Policia e Kosovës”, ka theksuar tutje Rexhepi.

Shefi i Divizionit për Komunikacionin Rrugor në Policinë e Kosovës ka potencuar se kapacitetet e Policisë së Trafikut janë të mjaftueshme, por sipas tij do të ishte e dëshirueshme që dhe aspekti tjetër të ndikoj që siguria rrugore të jetë më e madhe.

Ai më tej ka shtuar se janë 106 persona që kanë vdekur në aksidente gjatë vitit të kaluar.

 

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika