Rexhepi: Këtë vit kanë vdekur 54 persona si pasojë e aksidenteve në trafik

Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor

Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se këtë vit kanë vdekur 54 persona si pasojë e aksidenteve të trafikut.

Ai në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit, tha se në periudhën e njëjtë në vitin e kaluar kishin humbur jetën 59 persona.

“Shkaktar më të shpejtë janë tejkalimi i shpejtësisë, tejkalimi në vende të ndaluar, mosrespektimi i sinjalizimit. Mosmbajtja e distancës së sigurisë, një shpërqendrim sidomos me telefon, shkaktohet aksident me dëme apo lëndime… Deri sot 54 persona kanë humbur jetën, vitin e kaluar kanën qenë 59”, tha ai.

Rexhepi po ashtu bëri të ditur se në këtë sezon të verës ka tendencë të rritjes së aksidenteve të trafikut krahasuar me vitin e kaluar.

“Tani në këtë fillim të sezonit veror, numri i aksidenteve me dëme e lëndime ka tendencë të rritjes krahasuar me vitin paraprak. Por, nëse i referohemi të dhënave për periudhën e vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i aksidenteve me fatalitet ka shënuar rënie”, tha ai.

Ai tha se me ardhjen e bashkatdhetarëve në Kosovë ngarkohet edhe trafiku. Sipas tij janë mbi 430 mijë automjete aktive në Kosovë, kurse nga diaspora vijnë gati sa gjysma e këtij numri.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika